Ekspozohen tre avionë super të lehtë në Bandarabas të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92909-ekspozohen_tre_avionë_super_të_lehtë_në_bandarabas_të_iranit
Tre avionë super të lehtë të inteligjencës dhe për kryerjen e operacioneve trajnuese "Çakavak", i janë bashkuar forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Dhjetor 03, 2019 11:31 Europe/Tirane
  • Ekspozohen tre avionë super të lehtë në Bandarabas të Iranit

Tre avionë super të lehtë të inteligjencës dhe për kryerjen e operacioneve trajnuese "Çakavak", i janë bashkuar forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se admiral Husejn Khanzadi, komandanti i forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, ditën e martë në ceremoninë e dorëzimit të këtyre tre avionëve super të lehtë forcave detare, deklaroi: "Avionët "Çakavak" janë me një motor dhe kanë kapacitet për dy pasagjerë".

Admiral Khanzadi vuri në dukje faktin se avioni "Çakavak" ka shpejtësi 280 kilometër në orë dhe fluturon në nivel deri në 14 mijë këmbë mbi nivelin e detit, shtoi: "Potenciali i fluturimit të këtij lloji të avioni që përdoret për qëllime inteligjente dhe trajnuese, është katër orë e gjysmë fluturim".

Komandanti i forcave detare të ushtrisë së Iranit duke thënë se ky lloj i avionit është projektuar dhe prodhuar nga ekspertët iranianë, shtoi: "M prodhimin e çdo avioni të llojit "Çakavak", kursehen të paktën 190 mijë euro që duhej të shpenzoheshin për projekte të tilla".