Ruhani: Irani vazhdon rezistencën dhe qëndresën përball sanksionuesve
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke thënë se armiku gjatë dy viteve të kaluara ka vendosur në zbatim sanksionet më të ashpra kundër Iranit, deklaroi se megjithatë Irani do të vazhdojë rezistencën dhe qëndresën e tij kundër shteteve të vendosin sanksione.
Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e mërkurë, në konferencën e 26-të "Siguracioni dhe Zhvillimi" në Teheran, vuri në dukje faktin se Arabia Saudite dhe regjimi sionist janë faktorët kryesor që kanë ndikuar mbi Amerikës për të dalë nga marrëveshja bërthamore dhe për të shtuar presionin kundër Iranit, theksoi: "Populli i Iranit për pavarësinë dhe dinjitetin e vendit të vetë reziston dhe qëndron i palëkundur përball armiqve".
Hasan Ruhani duke thënë se Irani nuk e ka mbyllur rrugën e negociatave, shtoi: "Nëse Amerika do të heqë sanksionet, e gabuara, të paligjshme dhe terroriste të saj ndaj Iranit, atëherë menjëherë krerët e vendeve 5+1 mund të takohen dhe Irani nuk ka probleme me këtë çështje".
Hasan Ruhani në lidhje me faktorët destruktivë që shkaktuan trazirat e fundit në Iran, tha: "Autorët e këtyre veprimeve në pohimet e tyre, kanë deklaruar se në mënyrë të organizuar dhe me programe të planifikuar më parë, kanë kryer këto veprime".