Zarif: Qeveria e Irakut ka përgjegjësi të ruajë konsullatat e Iranit
(last modified Thu, 05 Dec 2019 09:06:37 GMT )
Dhjetor 05, 2019 10:06 Europe/Tirane
  • Zarif: Qeveria e Irakut ka përgjegjësi të ruajë konsullatat e Iranit

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke përmendur sulmin ndaj konsullatës së Iranit në Naxhaf, deklaroi se qeveria irakiane ka përgjegjësi të ruajë konsullatat e Iranit.

Muhamed Xhavad Zarif, deklaroi se sulmi ndaj konsullatës së Iranit në Naxhaf nuk ka dëmtuar asnjë prej diplomatëve apo dokumentacionin e kësaj konsullate mirëpo ai ka shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe tha se Iraku është përgjegjës për këto dëme. Konsullata e Iranit në Naxhaf është sulmuar dy herë nga persona të veshur me maska të cilat sipas banorëve të Naxhafit nuk ishin banorë të këtij qyteti. Pas sulmi ndaj konsullatës së Iranit në Naxhaf, Muhamed Ali Hakim ministër i jashtëm i Irakut në një bisedë telefonike me Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, shpreh keqardhjen dhe i kërkoi falje popullit dhe qeverisë iraniane. Thuhet se shumë nga protestuesit dhe vandalët e trazirave në Irak kanë marrë shuma parash nga disa vende arabe të gjirit Persik dhe më pas kanë sulmuar konsullatat e Iranit në Naxhaf, Basra dhe Qerbela.

Tags