Eragçi thekson domosdoshmërinë e zbatimit të zotimeve të palëve të tjera
Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në kuadër të takimit të komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore që u mbajt ditën e premte në Vienë, e cilësoi të domosdoshme zbatimin e zotimeve të palëve nënshkruese të marrëveshjes bërthamore.
Më herët takimi i 14-të i komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore ishte programuar të organizohej në hotelin Koburg të Vienës por pasi u është dhënë leja grupeve separatiste dhe anti-revolucionare që të protestojnë përballë këtij hotele, grupi përfaqësues i Iranit në shenjë proteste kërcënoi me largimin nga tryeza e bisedimeve dhe për këtë shkak takimi u organizua në ambientet e selisë përfaqësuese të BE në Vienë. Siç vuri në dukje zv/ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit me gjithë pikëpamjet e ndryshme të shprehura nga të dy palët në takim, mirëpo është bërë e qartë se të gjithë anëtarët në 2 çështje kanë qëndrim të përbashkët. Së pari të gjithë anëtarët janë të mendimit se është Amerika burim i tensioneve në çështjen e marrëveshjes bërthamore. Së dyti siç vuri në dukje zv.ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit Abas Eragçi, të gjitha palët kanë theksuar domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes bërthamore për të përshpejtuar arritjen e rezultatit të duhur për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 dhe programi i përbashkët i veprimit është një akord i arritur mes të gjitha palëve. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit 5+1 nisi të zbatohet që prej janarit të vitit 2016 mirëpo qeveria amerikane si një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje e ka shkelur dhe sabotuar disa herë atë. Donald Trump përkundër qëndrimeve të palëve të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, këtë marrëveshje e ka cilësuar një marrëveshje të tmerrshme dhe ka shpallur anulimin e saj, mirëpo bota e ka kundërshtuar këtë veprim të presidentit të Amerikës. Donald Trump më 8 Maj pasi përsëriti pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe rivendosi sanksionet amerikane kundër Iranit. Në këto kushte Irani dhe Evropa për disa jave me radhë organizuan negociata për mënyrën e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore pas daljes së Amerikës nga kjo marrëveshje ndërkombëtare. Në këto bisedime Evropa u zotua për të hartuar një paketë mbështetëse në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Donald Trump pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, më 5 nëntor të vitit të kaluar shpalli rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Këto sanksione u kthyen për një periudhë 90-180 ditë. Faza e parë e sanksioneve kundër Iranit u zbatua në muajin gusht ndërsa faza e dytë u vu në zbatim më 5 nëntor 2018. Në anën tjetër Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE u shprehën pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore me anë të krijimit të sistemit INSTEX. Irani në përgjigje të veprimeve të jashtëligjshme të Amerikës dhe mos reagimit konkret të vendeve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje ka pezulluar një pjesë të zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Irani më 8 maj 2019, njëkohësisht me përvjetorin e tërheqjes së jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe në reagim ndaj moszbatimit të zotimeve nga pala evropiane, në përputhje me paragrafët 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore mori vendim për uljen e zotimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Në fazën e parë të uljes së zotimeve Irani ka shtuar nivelin e prodhimit të uraniumit të pasuruar ndërsa në fazën e dytë Irani njoftoi ngritjen e gradës së pasurimit të uraniumit, vendim që u mor pas 60 ditësh që Irani i kishte dhënë afat evropës për zbatimin e zotimeve të saj. Faza e katërt e uljes së zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore u zbatua më datë 6 nëntor të këtij viti.