Lirohet shkencëtari iranian nga burgu i Amerikës
(last modified Sat, 07 Dec 2019 14:38:44 GMT )
Dhjetor 07, 2019 15:38 Europe/Tirane
  • Lirohet shkencëtari iranian nga burgu i Amerikës

Masud Solejmani, shkencëtari iranian, pas durimit të një viti pengmarrje dhe burg të paligjshëm në Amerikë, sot është liruar dhe i është dorëzuar autoriteteve iraniane.

Me punën dhe përpjekjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dhe me bashkëpunimin e autoriteteve të sigurisë dhe gjyqësore të Republikës Islamike të Iranit dhe gjatë një procesi diplomatik në bashkëpunim me qeverinë e Zvicrës, është liruar Masud Solejmani, profesori i njohur iranian i cili ishte arrestuar dhe burgosur në Amerikë me akuzë se kishte shkelur sanksionet e paligjshme të Amerikës dhe pas qëndrimit në burgje për më shumë se një vit në Amerikë.

Masud Solejmani gjatë orëve të ardhshme do të arrijë në Iran.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, kishte shkuar në Zvicër për të ndjekur procesin e lirimit të Masud Solejmani.

Masud Solejmani ka shkallën e profesorit të plotë në Universitetin "Tarbijat Modarres" të Teheranit dhe është një prej shkencëtarëve të dalluar në fushën e qelizave fondamentale dhe një vit më parë ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme nga autoritet amerikane në SHBA.

Gjithashtu me miratimin e Këshillit Suprem për Siguri Kombëtare të Iranit dhe me bashkëpunimin dhe pëlqimin e strukturave të sigurisë dhe gjyqësore të Iranit, është liruar Zhao Wang, shtetas amerikan i cili ishte dënuar për krime spiunazhi në Iranit dhe ishte duke kaluar dënimin e caktua dhe i është dorëzuar autoriteteve të Zvicrës.

 

Tags