Zarif dhe kryeministri i Katarit bisedojnë për bashkëpunimet bilaterale
(last modified Sun, 15 Dec 2019 14:50:28 GMT )
Dhjetor 15, 2019 15:50 Europe/Tirane
  • Zarif dhe kryeministri i Katarit bisedojnë për bashkëpunimet bilaterale

Ministri i punëve të jashtme të Iranit dhe kryeministri i Katarit janë takuar në Doha dhe kanë biseduar në lidhje me bashkëpunimet bilaterale dhe çështjet rajonale.  

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit ditën e diele u takua me Sheik Abdullah bin Nasir bin Khalifa Al-Thani, kryeministrin e Katarit, gjatë punimeve të Forumit të Dohas dhe e uroi atë për organizimin e suksesshëm të këtij forumi dhe shprehu kënaqësi për pjesëmarrjen në sesionin e dytë të këtij forumi.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit dhe kryeministri i Katarit gjithashtu në këtë takim kanë biseduar edhe për bashkëpunimet bilaterale në fusha të ndryshme dhe me interes të të dy vendeve si dhe në lidhje me çështjet rajonale.

Zarif para këtij takimi është takuar edhe me Shik Muhamed bin Abdurrahaman Al Thaeni, ministrin e punëve të jashtme të Katarit, me të cilin ka biseduar në lidhje me zhvillimet dhe marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimet mes të dy vendeve.

 

Tags