Eragçi: Teherani nuk negocion me Uashingtonin në asnjë nivel
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i93296-eragçi_teherani_nuk_negocion_me_uashingtonin_në_asnjë_nivel
Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, nënvizoi se Teherani nuk negocion me Uashingtonin në asnjë nivel dhe shtoi: "Me daljen nga marrëveshja bërthamore, Shtetet e Bashkuara i kthyen negociatat në një përvojë të keqe dhe të pasuksesshme".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 18, 2019 05:51 Europe/Tirane
  • Eragçi: Teherani nuk negocion me Uashingtonin në asnjë nivel

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, nënvizoi se Teherani nuk negocion me Uashingtonin në asnjë nivel dhe shtoi: "Me daljen nga marrëveshja bërthamore, Shtetet e Bashkuara i kthyen negociatat në një përvojë të keqe dhe të pasuksesshme".

Abas Eragçi, zv.ministri i Jashtëm i Iranit, foli për kanalin CGTN tyë Kinës (China Global Television Network), duke theksuar se Teherani nuk ka besim tek SH.B.A dhe se ai asnjëherë nuk negocion nën presione. Në lidhje me ndikimin e sanksioneve amerikane ndaj Iranit, Eragçi gjithashtu tha: "Sanksionet krijuan mundësi për Iranin dhe Republika Islamike mund të ketë një ekonomi më të qëndrueshme përmes tregtisë së qëndrueshme me partnerët e saj, shkëmbimin tregtar me anë të monedhës kombëtare dhe planifikimin për ekonominë e naftës". Në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me uljen e angazhimeve të Iranit në marrëveshjen bërthamore, zv / ministri i jashtëm i Iranit gjithashtu deklaroi se ulja e angazhimeve të Iranit në marrëveshjen bërthamore është një përgjigje për tërheqjen e SHBA nga marrëveshja. Eragçi gjithashtu kritikoi evropianët për dështimin në përmbushjen e detyrimeve të tyre dhe tha: duhet vendosur balancës mes detyrimeve të Iranit në marrëveshjen bërthamore dhe përfitimet e tij, por deri më tani Irani nuk ka arritur të marrë përfitimet e marrëveshjes bërthamore. Zëvendës shefi i politikës së jashtme të Iranit në lidhje me lajmin për arrestimin e tetë spiunëve në Iran gjithashtu tha se disa vende po planifikonin që protestat paqësore të popullit iranian për çmimin e benzinës t’i shfrytëzonin për të përhapur dhunë në vend, por forcat e sigurisë së Iranit ka arrestuar disa individë të lidhur me CIA (Agjencinë Qendrore të Inteligjencës) ose agjencitë e tjera të inteligjencës.