Irani dhe Katari theksojnë zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i93331-irani_dhe_katari_theksojnë_zgjerimin_e_marrëdhënieve_bilaterale
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit dhe emiri i Katarit kanë zhvilluar një takim gjatë punimeve të samitit të Kuala Lampurit 2019 në Malajzi dhe kanë biseduar për zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale mes të dy vendeve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 19, 2019 12:29 Europe/Tirane
  • Irani dhe Katari theksojnë zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit dhe emiri i Katarit kanë zhvilluar një takim gjatë punimeve të samitit të Kuala Lampurit 2019 në Malajzi dhe kanë biseduar për zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale mes të dy vendeve.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e enjte në takim me Sheik Tamim bin Hamad Ale Thani, emirin e Katarit, vuri në dukje zgjerimin e marrëdhënieve Teheran-Doha gjatë viteve të fundit dhe theksoi: "Republika Islamike e Iranit ka qëndruar dhe qëndron përkrah Katarit dhe dënon çfarëdo lloj presioni dhe kufizimesh që krijohen ndaj këtij vendi".

Hasan Ruhani duke thënë se Irani dhe Katari duhet të shfrytëzojnë afërsinë për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare dhe shtoi: "Teherani dhe Doha në rrethanat ekonomike ekzistuese mund të mënjanojnë shumë nevoja të njëri-tjetrit dhe të kenë bashkëpunim të ngushtë në sferën e investimeve të përbashkëta".

Amiri i Katarit në këtë takim u shpreh i kënaqur me takimin me presidentin e Republikës Islamike të Iranit dhe deklaroi: "Marrëdhëniet mes të dy vendeve duke marrë parasysh kushtet aktuale të rajonit, duhet të zgjerohen më shumë se në të kaluarën".

Sheik Tamim bin Hamad Ale Thani në vazhdim vlerësoi lartë qëndrimet e Iranit ndaj sanksioneve kundër Katarit dhe tha: "Doha nuk do t'i harrojë qëndrimet e Teheranit. Irani dhe Katar mund të tejkalojnë këto kushte të vështira që i janë imponuar këtyre dy vendeve".