Ruhani: Japonia me propozim të ri për thyerjen e sanksioneve
(last modified Sun, 22 Dec 2019 07:47:38 GMT )
Dhjetor 22, 2019 08:47 Europe/Tirane
  • Ruhani: Japonia me propozim të ri për thyerjen e sanksioneve

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit pasi vuri në dukje se Japonia dhe evropianët janë aktivizuar për të thyer sanksionet shtoi se japonezët në fushën e thyerjes së sanksioneve kanë dhënë propozime të reja.

Hasna Ruhani i cili me ftesë zyrtare të kryeministrit japonez ka shkuar për një vizitë në Japoni, ditën e shtunë u kthye në Teheran. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në vizitën e tij njëditore në Japoni, është takuar dhe ka biseduar me Shinzo Abe, kryeministrin e Japonisë, në lidhje me çështjet me interes bilaterale, rajonal dhe ndërkombëtar. Hasan Ruhani para se të largohet nga Tokio është takuar edhe me një grup të drejtuesve të lartë të sektorit ekonomik të Japonisë me të cilët ka biseduar në lidhje me bashkëpunimin ekonomik dhe politik mes të dy vendeve. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në këtë takim vuri në dukje marrëdhëniet e mira të Iranit dhe Japonisë dhe vullnetin e të dy shteteve për zgjerimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat dhe deklaroi: "Dyert e Iranit gjithashtu vazhdojnë të jenë të hapur për kompanitë japoneze dhe këto kompani mund të kenë një prani aktive të rëndësishme në projekte të ndryshme në Iran. Ne shpresojmë se kjo vizitë do të rezultojë me zgjerimin më shumë se në të kaluarën të marrëdhënieve të Iranit dhe Japonisë në fusha të ndryshme shkencore, kulturore, politike dhe ekonomike".

 

 

Tags