Mesazhi i zyrës së liderit suprem me rastin e krishtlindjeve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i93467-mesazhi_i_zyrës_së_liderit_suprem_me_rastin_e_krishtlindjeve
Faqja zyrtare e liderit suprem të Revolucionit Islamik në rrjetin social Twitter në një mesazh me rastin e krishtlindjeve ka shkruar: Ndjekja e hazretit Isa (as) bëhet nëpërmjet vendosjes së drejtësisë dhe urrejtjes ndaj fuqive të padrejta.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 25, 2019 05:20 Europe/Tirane
  • Mesazhi i zyrës së liderit suprem me rastin e krishtlindjeve

Faqja zyrtare e liderit suprem të Revolucionit Islamik në rrjetin social Twitter në një mesazh me rastin e krishtlindjeve ka shkruar: Ndjekja e hazretit Isa (as) bëhet nëpërmjet vendosjes së drejtësisë dhe urrejtjes ndaj fuqive të padrejta.

Zyra e liderit suprem të Revolucionit Islamik dje në darkë në mesazhin e saj në Twitter ka shkruar: Shpresohet që të krishterët dhe myslimanët në çdo cep të botës ku jetojnë, të realizojnë drejtësinë dhe të urrejnë fuqitë e padrejta, gjë e cila është një nga mësimet e mëdha të hazretit Isa(as). Në mesazh gjithashtu thuhet se shumë nga ata njerëz që pretendojnë se ndjekin hazretin Isa Masih(as) sot janë larguar nga rruga e tij. Udhëzimet e hazretit Isa ishin lëvizja drejt monoteizmit dhe përballja me faraonët dhe shtypësit. Sot më 25 dhjetor 2019 është përvjetori i lindjes së hazretit Isa Masih(as). Hazreti Isa (as) i cili në Kuran është quajtur Ruhallah, është fëmija e hazretit Marjam(sa).