Mousavi: Zarif po niset për në Moskë
(last modified Sun, 29 Dec 2019 19:13:38 GMT )
Dhjetor 29, 2019 20:13 Europe/Tirane
  • Mousavi: Zarif po niset për në Moskë

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha se Ministri i Jashtëm iranian po shkon në Moskë, kryeqytetin e Rusisë, në një vizitë si pjesë e konsultimeve në vazhdim midis Republikës Islamike të Iranit dhe Rusisë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Seyyed Abbas Mousavi të dielën u tha gazetarëve se tema të ndryshme do të diskutohen gjatë vizitës së Muhamed Javad Zarif në Rusi, duke shtuar se marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet më të fundit ndërkombëtare janë tema kryesore të kësaj vizite.  Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit lidhur me vizitën e mundshme të Muhamed Xhavad Zarif në Nju Jork për të marrë pjesë në takimin e KS të OKB deklaroi: Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit është ftuar për të marrë pjesë në takimin e jashtëzakonshëm me rastin e 75 vjetorit të formimit të OKB. Mousavi deklaroi se takimi i KS të OKB do të mbahet për të analizuar dispozitat dhe kartën e OKB dhe shtoi: Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit pritet të marrë pjesë në këtë takim, sigurisht në rast se për atë krijohen kushtet e nevojshme dhe jepet viza. Sa i përket organizimit të takimit të dytë të asamblesë së dialogut të Teheranit, që pritet të organizohet ditët e ardhshme në Teheran, tha: Ditën e martë të javës së ardhshme do të mbahet Asambleja e dialogut të Teheranit ku temë kryesore do të jetë plani i Paqes së Hormuzit të propozuar nga presidenti i Republikës Islamike të Iranit. Në këtë takim pritet të marrin pjesë dijetarë dhe politikanë nga vende të ndryshme të botës. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ndër të tjera tha: Takimi i Teheranit është një mundësi e mirë që plani i Paqes së Hormuzit të analizohet dhe shqyrtohet nga dijetarët dhe pjesëmarrësit në këtë takim.

Tags