Zarif në Kinë për partneritetin strategjik Teheran-Pekin
(last modified Tue, 31 Dec 2019 19:03:46 GMT )
Dhjetor 31, 2019 20:03 Europe/Tirane
  • Zarif në Kinë për partneritetin strategjik Teheran-Pekin

Pasi mbërriti në Pekin nga Moska dhe ndërsa Irani sapo ka përfunduar 4 ditë stërvitje strategjike detare me dy partnerët e tij rus dhe kinez, Ministri iranian i Punëve të Jashtme i cili duket se është në një mision për të konsoliduar aleancat, shpresoi të shohë në vitin 2020 "një zhvillim i rëndësishëm" në marrëdhëniet strategjike Teheran-Pekin.

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif u takua me homologun e tij kinez Wang Yi të Martën, 31 Dhjetor, sapo mbërriti në Pekin. Të dy krerët e diplomacisë diskutuan zhvillimet rreth marrëveshjes bërthamore dhe zhvillimet e fundit në skenën rajonale dhe ndërkombëtare. Zarif iu referua mbi të gjitha paktit strategjik që pala iraniane ka nënshkruar me Kinën dhe që përfshin një periudhë 25 vjeçare  dhe i cili "konturon një partneritet strategjik veçanërisht premtues për të dy palët, dhe që është i mishëruar në terma rajonalë dhe ndërkombëtarë". Zarif - i cili është për një vizitë zyrtare në Pekin - tha për IRNA të martën se Kina dhe Rusia janë unanime në pozicionin e tyre se tërheqja e SHBA nga marrëveshja bërthamore dhe vijimi i skemave të presionit për të shkaktuar probleme për palët e tjera që kërkojnë të respektojnë dokumentin ndërkombëtar e kanë vendosur në rrezik marrëveshjen bërthamore. "Në udhëtimin tim të fundit të kësaj dekade, konsensusi midis Iranit, Rusisë dhe Kinës ishte se multilateralizmi është në rrezik të madh për shkak të veprimeve të njëanshme të SHBA", tha Zarif. "Fatkeqësisht, evropianët nuk kanë qenë në gjendje të ndërmarrin veprime të pavarura nga Shtetet e Bashkuara gjatë disa viteve të fundit," shtoi ai.

 

Tags