Deklarata e zëdhënësit të ministrisë së jashtme të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i93624-deklarata_e_zëdhënësit_të_ministrisë_së_jashtme_të_iranit
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke folur mbi veprimet e fundit në Irak deklaroi se këto ngjarje janë një lloj marrëzie e amerikanëve të ndërthurur me fundmin e popullit irakian dhe një lloj përsëritje e gabimeve të së kaluarës dhe shtoi se amerikanët duhet të heqin dorë nga veprimet dhe politikat e tyre destruktive në rajon.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 01, 2020 08:09 Europe/Tirane
  • Deklarata e zëdhënësit të ministrisë së jashtme të Iranit

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke folur mbi veprimet e fundit në Irak deklaroi se këto ngjarje janë një lloj marrëzie e amerikanëve të ndërthurur me fundmin e popullit irakian dhe një lloj përsëritje e gabimeve të së kaluarës dhe shtoi se amerikanët duhet të heqin dorë nga veprimet dhe politikat e tyre destruktive në rajon.

Sejed Abas Musavi, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në përgjigje të akuzave boshe të autoriteteve amerikane kundër Iranit lidhur me zhvillimet e fundit në Irak deklaroi se marrëzia e habitshme e autoriteteve amerikane qëndron në atë se pasi kanë përgjakur dhe futur në dhe të paktën 25 persona dhe pasi kanë plagosur me dhjetëra të tjerë dh pasi kanë shkaktuar dëm të shumta materiale duke shkelur sovranitetin dhe integritetin kombëtar të Irakut, protestat e popullit irakian kundër këtij veprimi të egër i lidhin me Iranin. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit , pretendimet e Amerikës i ka quajtur një lloj ofendimi për popullin irakian dhe shtoi se si është e mundur që prisni që pas këtij krimi të madh populli irakian të qëndrojë i heshtur? Musavi tha se amerikanët nga njëra anë nuk marrin parasysh të drejtën e irakianëve për liri dhe pavarësi dhe nga ana tjetër duke mbështetur Sadamin dhe duke krijuar grupe terrorist si ISIS ka vrarë dhe grabitur kombin irakian. Amerika harron faktin se nga këndvështrimi i popullit irakian ajo vazhdon të konsiderohet pushtuese. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit pasi hodhi poshtë akuzat e Amerikës kundër Iranit paralajmëroi autoritetet amerikane për çdo lloj veprimi dhe vendimi të pa llogaritur dhe shtoi se Shtëpia e Bardhë duhet të heqë dorë nga politikat e saj destruktive dhe shkatërruese në rajon.