Ruhani: Procesi i zhvillimit të Iranit është i mirë, pavarësisht sanksioneve
Presidenti i Republikës Islamik të Iranit vuri në dukje sanksionet e Amerikës kundër popullit të Iranit dhe deklaroi se procesi i zhvillimit të Iranit është i mirë, pavarësisht sanksioneve.
Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit që ka shkuar për një vizitë në provincën Ardebil, në veriperëndim të Iranit, duke theksuar dështimin e Amerikës për t’a thyer vullnetin dhe vendosmërinë e popullit të Iranit, deklaroi: “Përurimi i dhjetëra projekteve të rëndësishme ekonomike, industriale dhe infrastrukturore në rajone të ndryshme të Iranit dhe sidomos në provincën Ardebil, tregon se Amerika ka dështuar me sanksionet e saj kundër popullit të Iranit”.
Ruhani tha: “Populli i Iranit me vullnetin e tij të fortë po qëndron përball politikës së dhunshme dhe arrogante dhe përball sanksioneve të Amerikës, ndërsa me shkencë, teknologji dhe moral po vazhdon rrugën e progresit dhe zhvillimit të vendit”.
Ruhani theksoi se ata të cilët kanë shkelur marrëveshjen, duhet të kthehen në shkallën e parë të fillimit dhe të pohojnë gabimet e veta.