Lideri suprem i Revolucionit Islamik: Popujt e rajonit urrejnë jashtëzakonisht Amerikën
(last modified Wed, 01 Jan 2020 14:57:51 GMT )
Janar 01, 2020 15:57 Europe/Tirane
  • Lideri suprem i Revolucionit Islamik: Popujt e rajonit urrejnë jashtëzakonisht Amerikën

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi: “Unë, qeveria dhe populli i Iranit dënojmë ashpër krimet e Amerikës në sulmin kundër forcave Hashd Sha’bi të Irakut dhe të gjithë popujt e rajonit urrejnë jashtëzakonisht Amerikën”.

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, ditën e mërkurë në takim me infermierët nga qytete të ndryshme të Iranit, valën e urrejtjes ndaj Amerikës në rajon sidomos në Irak e vlerësoi reagim të natyrshëm të popujve ndaj krimeve të Amerikës dhe shtoi: “Sulmi i Amerikës kundër pozicioneve të forcave vullnetare popullore Hashd Sha’bi të Irakut, në realitet ishte hakmarrje e grupit terrorist ISIS, sepse ajo forcë e cila ka shkatërruar grupin terrorist ISIS në Irak, ishte forcave vullnetare popullore Hashd Sha’bi”.

Ajetullah Khamenei në këtë takim gjithashtu vuri në dukje deklaratat e presidentit të Amerikës i cili e konsideroi fajtor Iranin si shkaktar kryesor të ngjarjeve të ditës së martë në Irak dhe ka kërcënuar popullin e Iranit, ndërsa theksoi: “Presidenti amerikan po flet gjepura, sepse kjo çështjeje nuk ka lidhje fare me Iranin. Të gjithë le t’a dinë se Republika Islamike e Iranit nuk synon luftë, mirëpo me çdo kënd që kërcënon interesat, dinjitetin dhe progresin e popullit të Iranit, do të përballët në mënyrën më të ashpër të mundshme pa marrë parasysh kurrfarë rrethanash”.

Ajetullah Khameni vuri në dukje krimet e Amerikës sidomos të strukturave “Black Water” në Irak dhe në Afganistan si dhe në vrasjen e mijëra shkencëtarëve dhe qytetarëve të thjeshtë, si dhe theksoi: “Vizita e autoriteteve të larta amerikane në disa vende të rajonit pa lejen e atyre vendeve dhe prania e tyre në bazat e veta ushtarake, është shembull tjetër i sjelljeve poshtëruese të Amerikës ndaj vendeve dhe popujve të rajonit”.