Irani eksporton 50 milion metra kub gaz në ditë
Drejtori i Përgjithshëm i Kompanisë Kombëtare të Gazit të Iranit njoftoi eksportin ditor të 50 milion metrave kub gaz në vendet fqinje.
Sipas raportit të agjencisë IRNA, Hasan Montazer Torbati, Drejtori i Përgjithshëm i Kompanisë Kombëtare të Gazit të Iranit, tha të mërkurën se Irani ka potencial për të prodhuar më shumë se 900 milion metra kub gaz në ditë dhe shtoi: Gazi iranian eksportohet në Irak, Turqi, Armeni dhe Republikën Autonome të Nakhçevanit. Montazer Torbati duke iu referuar vetë-mjaftueshmërisë së Iranit në zhvillimin e linjave dhe rrjeteve të gazit, tha se sanksionet nuk kishin asnjë ndikim në zbatimin e planeve të zhvillimit të tubacioneve të gazit në Iran, dhe eksportet e gazit mund të rriten në 70 milion metra kub gaz në ditë. Ai shtoi se sektori privat i Iranit gjithashtu blen gaz nga Turkmenistani dhe e eksporton atë në vendet e tjera. Republika Islamike e Iranit posedon 18.2% të rezervave të gazit natyror në botë.