Gjeneral Mousavi: Krimi i Amerikës nuk do të qëndrojë pa përgjigje
Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së Iranit në një mesazh të tij ngushëllimi për martirizimin e gjeneralit legjendar Kasem Sulejmani, komandantit të forcave Kods të gardës revolucionare, deklaroi se ky sulm terrorist i Amerikës nuk do të mbetet pa përgjigje.
Gjeneral Sejed Abdul’rahim Mousvi, komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së Iranit ditën e premte në mesazhin e tij deklaroi: Gjeneral Sulejmani ishte një luftëtar i palodhur për të cilin nuk ekziston asnjë shpërblim tjetër më i lartë sesa martirizimi. Gjeneral Mousavi shtoi: Fronti i rezistencës me gjakun e këtyre martirëve forcohet edhe më shumë. Gjeneral Kasem Sulejmani, komandant i forcave Kods të gardës revolucionare, u martirizua sot pas një sulmi agresor dhe terrorist të Amerikës në afërsi të aeroportit të Bagdadit.