Martirizimi i gjeneral Sulejmani, gabimi më i madh strategjik i Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i93713-martirizimi_i_gjeneral_sulejmani_gabimi_më_i_madh_strategjik_i_amerikës
Këshilli i sigurisë kombëtare të Republikës Islamike të Iranit pas krimit të Amerikës e cila me një sulm terrorist ka martirizuar gjeneral Kasem Sulejmani komandant i forcave Kods të gardë revolucionare të Iranit, mbajti një takim të jashtëzakonshëm ku analizojë ngjarjen dhe mori vendimet përkatëse.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 04, 2020 05:31 Europe/Tirane
  • Martirizimi i gjeneral Sulejmani, gabimi më i madh strategjik i Amerikës

Këshilli i sigurisë kombëtare të Republikës Islamike të Iranit pas krimit të Amerikës e cila me një sulm terrorist ka martirizuar gjeneral Kasem Sulejmani komandant i forcave Kods të gardë revolucionare të Iranit, mbajti një takim të jashtëzakonshëm ku analizojë ngjarjen dhe mori vendimet përkatëse.

Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit deklaroi se një hakmarrje e ashpër "në kohën e duhur dhe në vendin e duhur" i pret kriminelët që ndodhen prapa vrasjes së Gjeneral Kasem Sulejmani, komandantit të forcave Kods të Gardës së Revolucionit Islamik, në një sulm ajror të SHBA në kryeqytetin e Irakut, Bagdad. "Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare të Iranit, gjatë seancës së tij të jashtëzakonshme sot shqyrtoi aspekte të ndryshme të këtij incidenti dhe mori vendime të përshtatshme; dhe njofton se regjimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të jetë përgjegjës për të gjitha pasojat e këtij aventurizmi kriminal", thuhet në deklaratën e këtij Këshilli. "Amerika duhet ta dijë se sulmi kriminal kundër gjeneralit Sulejmanit ishte gabimi i saj më i madh strategjik në Azinë Perëndimore dhe Amerika nuk do të shpëtojë lehtësisht nga pasojat e këtij gabimi në llogaritje," shton deklarata e Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit. Organi i lartë i sigurisë së Iranit tha se "krime të tilla të verbëra dhe frikacake" do të forcojnë vendosmërinë e Republikës Islamike për të vazhduar politikat e saj të rezistencës. Martirizimi i gjeneral Sulejmanit dhe i personave që e shoqëronin atë, tregon qartë se lufta e Amerikës nuk është kundër terrorizmit por vetë Amerika është qendra e terrorizmit dhe shkaku kryesor i pasigurisë dhe trazirave në rajon. Amerika edhe më herët ka treguar se ajo është armike e çdo rrjedhe që lufton terrorizmin dhe terroristët. Ajetollah Khamenei lideri suprem i revolucionit islamik, javën e kaluar në një takim me mijëra infermierë nga i gjithë Iranit, pasi përmendi deklaratat e presidentit amerikan i cili bën përgjegjës Iranin për ngjarjet e fundit në Irak, lidhur me kërcënimet e tij kundër Iranit tha: Të gjithë duhet ta dinë se Irani nuk kërkon luftë mirë çdokush që kërcënon interesat, të drejtën, fuqinë, krenarinë, progresin dhe madhështinë e kombit iranian, do të përballet me një goditje tepër të rëndë. Irani kurrë nuk ka qenë nismëtar i ndonjë lufte në rajon dhe jashtë tij mirëpo nuk tregon asnjë pikë dyshimi në mbrojtjen e vetes. Qershorin e kaluar në kohën kur Amerika po kryente aventura në ngushticën e Hormuzit, ajo me dronin spiun RQ4 Global Hawk, u fut në hapësirën ajrore të Iranit por që ky avion u rrëzua nga forcat iraniane. Përveç kësaj një tjetër avion ushtarak me 35 pjesëtarë në bord kishte shkelur hapësirën ajrore të Iranit, mirëpo Irani nuk ndërmori ndonjë masë kundër tij. Revista Time në një artikull të saj shkruan: Rrëzimi i dronit në një farë mënyrë ishte përcjellje e mesazhit për Amerikën ku thuhet se Irani është shumë herë më i fuqishëm nga ajo çka mendoni dhe kujtoni. Amerika vitet e fundit për të justifikuar ndërhyrjet dhe hegjemonizmin e saj mbi vendet e tjera ka zbatuar skenarë të vështira me qëllim që të hapet rruga për agresion dhe sulm ushtarak dhe shembull i kësaj ishte agresioni kundër Irakut në vitin 2003, sulm që u krye me pretekstin fals dhe gënjeshtër atë të armëve kimike të Sadamit. Amerika të njëjtin skenar u mundua ta realizojë edhe në Siri. Luftënxitësit amerikanë janë ndër përkrahësit e kësaj teorie dhe ata dehidrojnë vazhdimisht krijimin e krizave në rajon. Projekti i iranofobisë është një tjetër shembull i planeve të Amerikës për krijimin e krizave. Amerika me anë të këtij projekti ekzagjeron rrezikun e Iranit në rajon me qëllim që ajo të realizojë objektivat e saj. Një prej objektivave të këtij plani është goditja e rezistencës. Amerika me të tillë sjellje jo vetëm që sfidon pozitën e saj në rajon mirëpo edhe regjimet kriminale aleate të saj i vendos në rrezikun e përgjigjes dërrmuese të rrjedhës së rezistencës. Sot opinioni publik i botës bën përgjegjës Amerikën dhe personalisht presidentin Donald Trump për krijimin e krizave, luftërave, si dhe për shkeljen e ligjeve dhe akordeve ndërkombëtare. Ky akt terrorist gjithashtu ka karakter ndërkombëtare dhe me padyshim pasojat e tij me padyshim do të jenë shumë herë më të mëdha sesa përfitimet propagandistike afatshkurtra.