Ceremoni zie për gjeneral Kasem Sulejmanin në qytetin Ahvaz
Trupi i gjeneral Kasem Sulejmanit, komandanti i forcave Kods të Gardës Revolucionare dhe i shokëve që e shoqëronin atë, sot ka arritur në qytetin Ahvaz në jugperëndim të Iranit. Me qindra banorë dhe funksionarë të ushtrisë dhe vendit ishin të pranishëm në aeroportin e qytetit Ahvaz për të pritur trupat e martirëve që humbën jetën në sulmin e fundit terrorist të Amerikës.
Menjëherë pas ardhjes së trupave në qytetin Ahvaz është organizuar ceremonia e zisë për gjeneralin legjendar Kasem Sulejmani, zv.kreun e Hashd Shaabi Abu Mehdi Muhandesi dhe të martirëve të tjerë që i shoqëronin ata. Dje ceremoni zie në prani të trupit të martirit gjeneral Kasem Sulejmani janë organizuar në qytetet Kazemein, Bagdad, Qerbela dhe Naxhaf të Irakut. Sot pasdite trupi i martirit Kasem Sulejmani do të arrijë në mauzoleun e imam Rezait(as) imamit të 8-të të myslimanëve shiitë të botës në qytetin Mashhad. Gjeneral Kasem Sulejmani, komandanti i forcave Kods të gardës revolucionare së bashku me disa shokë të tij, u martirizua në një sulm të forcave agresore dhe terroriste amerikane në afërsi të aeroportit të Bagdadit në Irak. Sipas deklaratës së lëshuar nga departamenti amerikan i luftës, Pentagon, urdhri për asgjësimin e gjeneral Kasem Sulejmanit u dha nga vetë presidentit Donald Trump. Gjeneral Kasem Sulejmani ishte një nga figurat më kryesore në luftën kundër grupit terrorist ISIS në Irak dhe në rajonin e Azisë perëndimore.