Lideri Suprem fal namazin për martirin legjendar Kasem Sulejmani
Ajetollah Khamenei lideri suprem i Revolucionit Islamik ka falur namazin për martirin legjendar Kasem Sulejmani dhe shokët e tij.
Me miliona banorë të Teheranit sot morën pjesë në ceremoninë mortore të gjeneral Kasem Sulejmanit. Ceremonia nisi me leximin e kuranit dhe më pas me faljen e namazit të martirit gjeneral Kasem Sulejmani nga ana e Ajetollah Khamenei lideri suprem i revolucionit islamik. Pjesëmarrësit në këtë ceremoni kanë nënshkruar një peticion ku kërkohej gjakmarrja e martir Sulejmanit. Trupi i martirit legjendar Kasem Sulejmani do të shoqërohet deri në sheshin Liria dhe më pas do të dërgohet në qytetin Kum. Ceremonia përfundimtare e varrimit të gjeneral Kasem Sulejmanit dot ë mbahet ditën e martë në qytetin Kerman. Gjeneral Kasem Sulejmani komandant i forcave Kods të Gardës Revolucionare dhe Abu Mehdi Muhandes zv/kreu i forcës së mobilizimit popullor Hashd Shaabi në Irak, së bashku me 8 shoqëruesit e tyre, u martirizuan ditën e premte në një sulm terrorist ajror të Amerikës pranë aeroportit të Bagdadit në Irak.