Funerali madhështor i banorëve të Kermanit për gjeneral Kasem Sulejmanin
Sot në qytetin Kerman ka nisur ceremonia madhështore e varrimit të gjeneral Kasem Sulejmanit, komandanti të forcave Kods të gardës revolucionare.
Ceremonia e varrimit të gjeneral Kasem Sulejmanit, ka nisur në prani të miliona iranianëve dhe ka nisur nga sheshi Azadi e deri tek varrezat e dëshmorëve të qytetit Kerman. Njerëzit nga shumë provinca dhe qytete kanë shkuar në Kerman për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të gjeneralit legjendar Sulejmani. Për gjeneralin Kasem Sulejmani janë organizuar ceremoni mortore në Irak, qytetet Ahvaz, Teheran dhe Kum dhe sot turpi i tij ka shkuar në qytetin e lindjes në Kerman. Trupi i martir gjeneral Kasem Sulejmani, do të varroset në varrezat e dëshmorëve në qytetin Kerman që ndodhet në juglindje të Iranit. Dje në ceremoninë mortore të gjeneral Kasem Sulejmanit në Teheran morën pjesë mbi 7 milion njerëz. Gjeneral Kasem Sulejmani, komandanti i forcave Kods të gardës revolucionare i cili ditën e premte më 3 janar ishte ftuar zyrtarisht nga funksionarët e Irakut , së bashku me Abu Mehdi Muhandes zv/kreu i forcës Hashd Shaabi dhe 8 shoqërues të tij, u martirizua pas një sulmi terrorist të Amerikës në afërsi të aeroportit të Bagdadit.