Humbin jetën të gjithë 167 udhëtarët e avionit ukrainas
Në bazë të informacione të gjithë 167 udhëtarët dhe 9 pjesëtarët e personelit të avionit civil ukrainas që u rrëzua në Iran, kanë humbur jetën.
Avioni Boeing-800 i kompanisë ajrore të Ukrainës është rrëzuar në orën 06:18 minuta menjëherë pas ngritjes së tij nga aeroporti Imam Khomeini (ra) në Teheran. Një aeroplan pasagjerësh ukrainas me të paktën 167 persona në bord është rrëzuar menjëherë pas ngritjes nga aeroporti ndërkombëtar në jug të kryeqytetit iranian Teheran. Ali Khashani, një zyrtar i lartë i marrëdhënieve me publikun në Aeroportin Ndërkombëtar Imam Khomeini, tha se avioni Boeing 737 - i cili ishte i destinuar për Kiev—,u rrëzua herët të mërkurën në afërsi të rajonit Parand, një qytet në Qarkun Robat Karim, Provinca e Teheranit. Ai tha se incidenti ka të ngjarë për shkak të defekteve teknike, njoftoi agjencia e lajmeve Fars. Ekipet e shpëtimit janë dërguar në vendin e ngjarjes, tha Reza Xhafarzadeh, një zëdhënës i Organizatës së Aviacionit Civil të Iranit, duke thënë se avioni ukrainas kishte 167 pasagjerë në bord.