Konsultimet diplomatike iraniane kanë për qëllim prezantimin e Amerikës kriminale
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i93910-konsultimet_diplomatike_iraniane_kanë_për_qëllim_prezantimin_e_amerikës_kriminale
Në një bisedë telefonike me krerët e vendeve fqinje, Evropë dhe Afrikë, presidenti iranian e quajti Iranin një mbështetës të paqes dhe stabilitetit, por insistoi se ai nuk do të heshtë përballë aventurave amerikane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 10, 2020 05:19 Europe/Tirane
  • Konsultimet diplomatike iraniane kanë për qëllim prezantimin e Amerikës kriminale

Në një bisedë telefonike me krerët e vendeve fqinje, Evropë dhe Afrikë, presidenti iranian e quajti Iranin një mbështetës të paqes dhe stabilitetit, por insistoi se ai nuk do të heshtë përballë aventurave amerikane.

Hassan Ruhani u konsultua të enjten me krerët e Katarit, Britaninë, Italinë, Afrikën e Jugut dhe kreun e Këshillit të Evropës në lidhje me sulmin e fundit agresor amerikan të SH.B.A.-së për ekzekutimin e gjeneral Kasem Sulejmani dhe zhvillimet pas sulmit terrorist të qeverisë amerikane. Presidenti iranian, në bisedën telefonike me emirin e Katarit, e quajti vrasjen e gjeneral Sulejmanit një krim të madh nga Shtetet e Bashkuara dhe bëri thirrje për dënimin e këtij krimi nga të gjitha vendet e botës, veçanërisht fqinjët e Iranit. Ruhani gjithashtu të enjten në mbrëmje në bisedën me presidentin e Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa shpresoi se do tu bëhet thirrje amerikanëve tu japin fund veprimeve të gabuara kundër interesave të Iranit, se në rast të kundërt do të përballen me reagime më të ashpra nëse ndërmarrin një veprim tjetër. Konsultimet politike dhe diplomatike të presidentit Ruhani me liderët në mbarë botën pas agresionit terrorist që çoi në ekzekutimin e gjeneral-lejtnant Sulejmani, tregojnë se Irani vazhdon të kërkojë paqe dhe siguri në rajon dhe në botë, por nuk do të heqë dorë në mbrojtjen e vetes dhe të interesave të tij. Dënimi i terrorizmit amerikan është përgjegjësi e të gjitha vendeve, sepse heshtja kundër terrorizmit amerikan është një kërcënim për paqen dhe sigurinë botërore. Vrasja e zyrtarit të lartë ushtarak të Iranit është një shkelje e ashpër e ligjit ndërkombëtar dhe shtetet paqësore, të pavarura duhet të kenë një qëndrim të qartë kundër terrorizmit të shtetit amerikan, në mënyrë që ta bëjnë Amerikën përgjegjës për veprimet e tij të jashtëligjshme. Përpjekjet për të ndjekur veprimet e Amerikës kundër të drejtave të njeriut është kërkesë në qarqet ndërkombëtare dhe opinionit publik në botë dhe neglizhenca e vendeve për ta bërë këtë, inkurajon Shtetet e Bashkuara për të përsëritur veprimet arbitrare dhe që të vazhdojë këtë rrugë të saj që  nuk është në interes të asnjë vendi. Duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në bisedën telefonike me Presidentin e Republikës së Afrikës së Jugut, marrjen e qëndrimeve nga vendet rreth ekzekutimit të gjeneral lejtnant Kasem Sulejmani e cilësoi shumë të rëndësishëm dhe theksoi se Amerikanët duhet të ndërgjegjësohen se bota nuk i lejon ata të kryejnë akte kriminale. Veprimet kriminale të SH.B.A.-së bien ndesh me Kartën e OKB dhe mungesa e një qëndrimi të vendosur kundër Amerikës do të rezultojë në pasiguri të vazhdueshme, shkelje të integritetit territorial dhe sovranitetit kombëtar, përhapjen e terrorizmit dhe përsëritjen e terrorizmit shtetëror amerikan. Bota më shumë se kurrë herë më parë me anë të shumanshmërisë sot ka nevojë për më shumë paqe dhe siguri, mirëpo sjelljet shkatërruese të Amerikës janë jashtë Kartës së Kombeve të Bashkuara. Sjellja e presidentit amerikan Donald Trump është një kërcënim serioz për botën. Kjo është arsyeja pse, pas veprimtarisë kriminale të SH.B.A.-së në vrasjen e gjeneral Kasem Sulejmani, Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA miratoi të enjten një plan për të zvogëluar fuqitë dhe kompetencat e luftës të Donald Trump. Përvoja e pranisë ushtarake amerikane në Afganistan, Irak dhe pjesë të tjera të botës, si dhe tërheqja e SHBA nga marrëveshjet ndërkombëtare dhe sjellja e njëanshme e saj, tregojnë se vendet do të paguajnë më shumë nëse nuk i rezistojnë njëanshmërisë së SHBA.