Publikohen detajet e rrëzimit të avionit të linjave ajrore të Ukrainës
Komandanti i forcës ajrore-hapësinore të Gardës Revolucionare të Iranit duke folur për aksidentin ajror gjatë të cilit u rrëzua një avion i linjave ajrore të Ukrainës për shkak të një gabimi njerëzor, deklaroi se ky aksident është rezultat i veprimeve djallëzore dhe tensioneve të krijuara nga Amerika në rajon.
Gjeneral Amir Ali Haxhizade, komandanti i forcave ajrore-hapësinore të Gardës Revolucionare të Iranit, ditën e shtunë në shpjegimin e detajeve të këtij aksidenti, tha: "Për shkak të kërcënimeve të regjimit të Amerikës dhe fluturimit të shumë avionëve të armikut rreth e rreth Iranit, forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit ndodheshin në gatishmëri të plotë që për fat të keq për shkak të një vendimi të marrë me nxitim nga një individ, ka ndodhur ky aksident".
Gjeneral Haxhizade tha: "Amerikanët kishin kërcënuar se do të godasin 52 pika në Iran dhe natyrisht sistemet kundërajrore të instaluar në Teheran ndodheshin në kushte të gatishmërisë së lartë".
Komandanti i forcave ajrore-hapësinore të Gardës Revolucionare duke thënë se hetimet dhe analizat e kësaj ngjarje po kryhen nga ana e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe nga sistemi gjyqësor i Iranit, shtoi: "Organizata e Linjave Ajrore të Iranit nuk kishte eksperiencën e goditjes së një avioni me raketë dhe besonte se nëse një raketë godit avionin, avioni duhet të eksplodojë në ajër dhe të shkatërrohet, mirëpo ky avion ka eksploduar në kohën e uljes".
Gjeneral Haxhizade duke theksuar se forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit nuk kishin për qëllim të fshehin ndonjë fakt në këtë çështjeje, ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.