Irani mirëpret bashkëpunimin global për hetimin e rrëzimit të aeroplanit ukrainas
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i93946-irani_mirëpret_bashkëpunimin_global_për_hetimin_e_rrëzimit_të_aeroplanit_ukrainas
Presidenti iranian Hasan Ruhani tha se Republika Islamike mirëpret çdo bashkëpunim në kuadër të rregulloreve ndërkombëtare për të hedhur më shumë dritë mbi rrëzimin e avionit civil ukrainas pranë Teheranit, duke shtuar se Irani do të sigurojë të gjitha lehtësitë e nevojshme konsullore në këtë drejtim.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 11, 2020 17:25 Europe/Tirane
  • Irani mirëpret bashkëpunimin global për hetimin e rrëzimit të aeroplanit ukrainas

Presidenti iranian Hasan Ruhani tha se Republika Islamike mirëpret çdo bashkëpunim në kuadër të rregulloreve ndërkombëtare për të hedhur më shumë dritë mbi rrëzimin e avionit civil ukrainas pranë Teheranit, duke shtuar se Irani do të sigurojë të gjitha lehtësitë e nevojshme konsullore në këtë drejtim.

"Janë realizuar hulumtime të dobishme për të gjetur shkaqet e këtij rrëzimi dhe hetimet plotësuese gjithashtu janë duke u zhvilluar me saktësi dhe shpejtësi për të arritur një konkluzion përfundimtar," tha Ruhani të shtunën në një telefonatë me kryeministrin kanadez Justin Trudeau. Presidenti iranian tha se përplasja ishte një incident "i tmerrshëm dhe tragjik" për iranianët dhe kanadezët, si dhe të gjithë ato shtete, qytetarët e të cilëve ishin në aeroplan. Ai theksoi se u ka dhënë të gjitha urdhrat e nevojshëm autoriteteve dhe organeve përkatëse që të vazhdojnë me hetimet teknike dhe ligjore. Kryeministri kanadez, nga ana e tij, theksoi rëndësinë e përcaktimit të shkaqeve të sakta të incidentit dhe tha që Otava është e gatshme të bashkëpunojë me Teheranin në këtë drejtim. Ai shprehu shpresën se të dy vendet do të zhvillojnë më shumë bisedime për çështje që kanë ndikime në sigurinë rajonale.