Ruhani: Irani do të qëndrojë përkrah Katarit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi se në një periudhë të caktuar disa vende të rajonit kanë krijuar kufizime dhe bllokadë kundër Katarit, mirëpo Iranit në bazë të detyrës për fqinjësi të mirë, në bazë të marrëdhënieve historike dhe miqësore të veta, ka qëndruar përkrah Katarit dhe do të qëndrojë kështu edhe në të ardhmen.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të dielën pasdite në konferencën për shtyp të përbashkët me emirin e Katarit, deklaroi: "Është e qartë për të gjithë se marrëdhëniet e të dy vendeve vëllezër, mike dhe fqinje janë historike dhe fqinjësia e mirë ekziston mes nesh. Gjatë viteve të fundit, pasi disa vende vendoset sanksione e bllokadë kundër Katarit, ne qëndruam përkrah Katarit dhe në të ardhëm përsëri do të qëndrojmë përkrah Katarit".
Hasan Ruhani duke thënë se në takimin e sotshëm kemi marrë vendime të rëndësishme për zgjerimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve, deklaroi: "Marrëdhëniet politike të dy vendeve, janë marrëdhënie shumë të mira. Në fushën ekonomike, tregtare dhe gjithashtu në fushën e marrëdhënieve shkencore dhe kulturore, kemi potenciale shumë të mira. Në disa muaj të ardhshëm do të formohet edhe komisioni i përbashkët mes të dy vendeve dhe shpresojmë se përkrah formimit të komisionit të përbashkët, të dy vendet do të arrijnë marrëveshje të mira në lidhje me bashkëpunimet tregtare, investimet dhe teknologjinë në të gjitha sektorët".
Ruhani duke thënë se sot kemi marrë vendim që takimet e komisionit të përbashkët mes të dy vendeve të zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe një mënyrë vjetore, shtoi: "Gjithashtu kemi marrë vendim që marrëdhëniet politike dhe kontaktet e autoriteteve politike dhe ekonomike të shtohen edhe më shumë në mënyrë që të shfrytëzojmë të gjitha potencialet dhe kapacitetet në interes të të dy popujve".
Hasan Ruhani duke folur për sigurinë e rajonit, theksoi: "Duke marrë parasysh rëndësinë e sigurisë së rajonit, sidomos sigurinë e rrugëve detare në Gjirin Persik, Ngushticën e Hormuzit dhe në Detin e Omanit, kemi vendosur që të zhvillojmë më shumë bisedime dhe bashkëpunime më të mëdha për garantimin e sigurisë së të gjithë rajonit. Për këtë çështjeje, i japim rëndësi kësaj vizite dhe pranisë së emirit të Katarit në Iran dhe jemi optimist që marrëdhëniet e gjera të të dy vendeve do të rezultojnë në favor dhe dobi të të gjithë rajonit".