Ruhani: Prania ushtarake e Amerikës ka tensionuar rajonin
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në një bisedë telefonike me Stefan Lofven kryeministër i Suedisë pasi përmendi domosdoshmërinë e përpjekjeve të gjithanshme për vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon theksoi gjithashtu nevojë për të respektuar sovranitetin dhe tërësinë territoriale të vendeve.
Në këtë bisedë telefonik presidenti i Republikës Islamike të Iranit Hasan Ruhani shprehu ngushëllimet për vdekjen e disa shtetasve suedez në aksidentin ajror të linjës së Ukrainës në afërsi të Teheranit dhe shtoi se irnoi do t’i vazhdojë hetimet deri në arritjen e një rezultati përfundimtar dhe çdo gjë do të bëhet publike për opinionin botëror. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit sinqeritetin e treguar nga forcat ushtarake të Iranit në publikimin e shkakut të rrëzimit të avionit pas përfundimit të hetimeve paraprake e cilësoi veprim për tu vlerësuar dhe shumë të rëndësishëm dhe tha se duhen shtuar përpjekjet që një ngjarje e tillë të mos ndodhë më kurrë. Presidenti Ruhani shtoi se prania ushtarake e Amerikës në rajon dhe asgjësimi i gjeneral Kasem Sulejmanit nga ana e Amerikës ka tensionuar jashtë mase situatën në rajon dhe ka nevrikosur vendet e rajonit dhe shtoi se të gjithë duhet të punojmë për të kthyer sigurinë në rajon dhe të mos lejojmë që rajoni të mbizotërohet nga tensionet dhe destabilitet. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit sulmin me raketa kundër bazës Ajnul Asad në provincën Anbar e ka cilësuar plotësisht të ligjshëm dhe konform nenit 51 të kartës së OKB që është një veprim për të mbrojtur Iranin dhe shtoi se Amerika është përgjegjëse për ngjarjet e fundit në rajon dhe të gjithë duhet ta qortojnë dhe dënojnë Amerikën për krimet e saj. Në këtë bisedë telefonik kryeministri i Suedisë shprehu ngushëllimet për humbjen e disa qytetarëve iranianë në aksidentin ajror në Teheran dhe pasi vlerësoi marrjen e përgjegjësisë së aksidentit nga an e Iranit kërkoi kryerjen e hetimeve transparente për gjetjen e shkaqeve që çuan në këtë aksident. Ai njëkohësisht shprehu gatishmërinë e Suedisë për të kontribuar në kryerjen e hetimeve.