Emiri i Katarit takohet me Liderin suprem të revolucionit islamik
Ditën e dielë lideri suprem i revolucionit islamik u takua me emirin e Katarin sheik Tamim bin Hamd al-Thani. Në këtë takim lideri suprem kushtet në rajon i ka cilësuar të papërshtatshme dhe deklaroi: Shkaku i kësaj situate është qëndrimi destruktiv i Amerikës dhe i miqve të saj ku e vetmja rrugë për tu përballur është bashkëpunimi nga brenda rajonit.
Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei deklaroi se 'veprimet korruptive dhe provokative' të bëra nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre janë shkaku kryesor i situatës aktuale në rajon dhe u kërkoi vendeve të rajonit të forcojnë bashkëpunimin për të parandaluar veprimet e tilla. Lideri Suprem i Revolucionit Islamik i bëri deklaratat të dielën në një takim me Emirin e Katarit Sheik Tamim bin Hamd Al-Thani, i cili ndodhet në Teheran. Duke nënvizuar përparimet e Iranit në fusha të ndryshme të shkencës dhe teknologjisë, si dhe në shërbime të tilla si furnizimi me ujë dhe energji elektrike, Lideri i Iranit tha se Teherani ishte i gatshëm të transferojë përvojat e tij në këto fusha në vendin miqësor dhe vëllazëror të Katarit. Në një pjesë tjetër të fjalës së tij, Ajetollah Khamenei theksoi lidhjet e mira politike midis Iranit dhe Katarit, duke thënë: "Marrëdhëniet ekonomike të dy vendeve nuk janë në të njëjtin nivel si marrëdhëniet politike, dhe bashkëpunimi Iran-Katar duhet të përmirësohet më tej në fushat e përbashkëta." "Republika Islamike e Iranit ka deklaruar në mënyrë të përsëritur dhe z. President [Hasan Ruhani] gjithashtu e ka thënë qartë se Irani është i gatshëm për bashkëpunim më të ngushtë me vendet e rajonit," vuri në dukje Ajetollah Khamenei. Lideri Suprem deklaroi: "Sigurisht, disa palë që kanë ardhur në këtë rajon nga e gjithë bota nuk janë të interesuara për zgjerimin e bashkëpunimit midis vendeve të rajonit, por kjo çështje nuk ka asnjë lidhje me ta dhe vendet dhe kombet e rajonit nuk i pranojnë më shantazhet dhe ndërhyrjet e tilla ". Gjatë takimit, në të cilin mori pjesë edhe Presidenti iranian, Emir i Katarit foli për situatën e vështirë në rajon dhe tha se ai pajtohet plotësisht me deklaratat e Ajetollah Khamenei për domosdoshmërinë e bashkëpunimit më të zgjeruar rajonal. "Katari beson se dialogu gjithëpërfshirës duhet të zhvillohet midis vendeve të rajonit," tha Al Thani. Katari beson se tensioni i shtuar në rajon nuk është i dobishëm për asnjë vend, tha Emiri i Katarit, duke theksuar faktin se Republika Islamike ka ndjekur gjithmonë një qëndrim të mençur dhe të kujdesshëm mbi zhvillimet rajonale. Emiri i Katarit e përfundoi fjalën e tij duke përshëndetur mbështetjen e Iranit për vendin e tij, veçanërisht në kohën e sanksioneve të udhëhequra nga Arabia Saudite kundër Dohas. Siguria në rajonin e gjirit Persik gjithashtu është tepër e rëndësishme. Me këtë rast lideri suprem deklaroi se politikat e gabuara dhe të pamatura të disa vendeve të rajonit janë bërë shkak për shtimin e tensioneve dhe problemeve në rajon. Katari është një ndër ato vende që vitet e fundit ka përjetuar një situatë të tillë dhe është bërë pre e sanksioneve dhe e armiqësive të disa vendeve të rajonit. Historia ka treguar se ndërhyrja e huaj vetëm as ndërlikon edhe më shumë situatën dhe bëhet shkak që tensionet të shtohen edhe më shumë. Donald Trump president i Amerikës ka pohuar se amerikan ka shpenzuar më shumë se 7 trilion dollarë për veprime ushtarake mirëpo nuk ka marrë asnjë rezultat. Prania ushtarake e Amerikës në rajon nuk ka shtuar as sigurinë për faktorin e huaj të pranishëm në rajon dhe as sigurinë e rajonit. Këto fakte dhe e kaluar tregojnë se siguria e qëndrueshme dhe stabile në rajon ka nevojë për bashkëpunim të gjerë mes vendeve të rajonit. Sic vuri në dukje edhe lideri suprem, përmirësimi i kushteve në rajon është i mundur vetëm nëpërmjet forcimit të lidhjeve të vendeve të rajonit dhe mos ndikimit të tyre nga të huajt.