Ain al-Asad, Pentagoni në panik
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i93994-ain_al_asad_pentagoni_në_panik
Departamenti amerikan i Mbrojtjes po përpiqet të distancohet nga politikat e Shtëpisë së Bardhë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 13, 2020 16:50 Europe/Tirane
  • Ain al-Asad, Pentagoni në panik

Departamenti amerikan i Mbrojtjes po përpiqet të distancohet nga politikat e Shtëpisë së Bardhë.

Në një intervistë për CNN të dielën, shefi i Pentagonit, Mark Esper mohoi pretendimin e Presidentit amerikan Donald Trump për gjoja planet e ardhshme të Gjeneral Kasem Suleimanit për të sulmuar ambasadat amerikane. "Trump nuk posedon asnjë provë të qartë që Irani ka planifikuar një sulm ndaj katër ambasadave amerikane", deklaroi Sekretari i mbrojtjes i SHBA. Në një përpjekje të mëparshme për të justifikuar veprimtarinë kriminale të ushtrisë amerikane, Trump pas vrasjes së, komandantit të lartë të Iranit, pretendoi se Gjeneral Soleimani po planifikonte të sulmonte katër ambasada amerikane. As Pentagoni e as Kongresi nuk beson në mega-gënjeshtrën e Trump. Justin Amash, përfaqësuesi i Miçiganit në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, u shpreh: "Administrata Trump nuk i ka paraqitur Kongresit asnjë provë në lidhje me një ambasadë të vetme. Dhe ata kurrë nuk kanë paraqitur ndonjë dëshmi bindëse - një kusht i domosdoshëm për të vepruar pa miratimin e Kongresit - në lidhje me të gjitha këto çështje." Por pse Pentagoni tenton të distancohet nga Shtëpia e Bardhë? Për analistët politikë dhe ushtarakë, përgjigja qëndron në natyrën e "përgjigjes balistike iraniane" të 8 janarit dhe pasojave të saj, dhe veçanërisht faktit që ushtria amerikane tani është e sigurt se një konfrontim ushtarak në shkallë të gjerë do të ishte fatal për të. 13 raketat balistike iraniane Kiam me një rreze prej 600 kilometrash ishin me precizion të lartë, një fakt i ri teknik pasi raketat balistike nuk janë me precizion kaq të lartë. Këto raketa goditën saktësisht qendrën e komandës dhe kontrollit, hangarët dhe strehimet e bazës më të madhe amerikane në Lindjen e Mesme. Informacione të reja raportojnë vdekjen e të paktën 100 ushtarëve amerikanë, ndërsa numri i të plagosurve është 150, akoma të shpërndarë në Izrael, Jordani dhe madje edhe në Gjermani. Këtë nuk mund ta mbulojë raporti shumë domethënës dhe ultra i censuruar nga CNN, ku gazetarja është e autorizuar të bëjë fotografitë vetëm në një kënd të ngushtuar mirë, pa dyshim që të parandalojë zbulimin e shkallës së dëmtimit. Kësaj i shtohet fakti që çdo reagim i mundshëm ushtarak i SHBA ndaj "shuplakës iraniane" do të pasohet nga një përgjigje më e madhe balistike iraniane që synon të gjitha bazat amerikane në vendet e Gjirit Persik. Kjo shpjegon këtë vërshim të zyrtarëve arabë dhe rajonalë në Teheran, të cilët pa dyshim erdhën për të ofruar kompromise. Por është edhe Izraeli, krejt i ngulfatur dhe i habitur këto ditë nga forca dhe teknika që dëshmoi sulmi balistik iranian i 8 janarit. Analistët izraelitë tani këshillojnë me forcë Netanjahun dhe bashkëpunëtorët e tij që të mbyllin gojën dhe të mos mburren shumë me "përfshirjen e Mossad-it në vrasjen e gjeneralit Soleimani" nëse ata duan që stuhia e Teheranit të mos i prekë ata drejtpërdrejt. Sipas informacionit të besueshëm, baza Ain al-Asad tashmë jopraktike, e ka vetëm një strehë, që do të thotë se 3000 ushtarët e strehuar atje ishin me të vërtetë të ekspozuar. Baza ka një sipërfaqe prej 50 km². Irakianët thonë se në mbrëmjen e sulmit, amerikanët u kërkuan atyre jo vetëm ndihmë mjekësore, por edhe ndihmë logjistike: punëtorë për të lëvizur rrënojat dhe për të nxjerrë trupat, punëtorë që shoqëroheshin nga trupat amerikane në mënyrë që të mos shihnin atë që nuk duhej të shihej. Pentagoni pa dyshim do të jetë në gjendje të godasë Iranin, por nuk është në gjendje të ndalojë ferrin që do të pasojë.