Larixhani: Vrasja kriminale e SHBA fuqizon Rezistencën
(last modified Mon, 13 Jan 2020 19:21:17 GMT )
Janar 13, 2020 20:21 Europe/Tirane
  • Larixhani: Vrasja kriminale e SHBA fuqizon Rezistencën

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Ali Larixhani tha të hënën se vrasja kriminale e kryer nga SHBA rezultoi në fuqizimin e Frontit të Rezistencës.

Duke folur në një takim me kryeministrin sirian Imad Khamis, Larixhani tha se marrëdhëniet Iran-Siri kanë qenë gjithmonë strategjike, njofton IRNA. Ai vuri në dukje se duke vrarë Komandantin e Forcës Kuds, Gjeneral-lejtnant Kasem Soleimanin, amerikanët kishin për qëllim dobësimin e Boshtit të Rezistencës. Sigurisht që ata bënë gabim pasi atentati doli të ishte një çështje e rëndësishme ndërkombëtare dhe Trump u pendua, shtoi ai. Duke iu referuar ratifikimit të planit për dëbimin e forcave amerikane nga Iraku nga Parlamenti irakian, Larixhani tha se të gjitha këto masa vlerësohen si shuplaka në fytyrën e SHBA. Ai bëri thirrje për zhvillimin e bashkëpunimit rajonal dhe ushtarak midis shteteve të rajonit për të parandaluar krimet dhe mizoritë e sionistëve. Ndërkohë, kryeministri sirian Imad Khamis tha se qeveria dhe populli sirian do të qëndrojnë pranë Iranit në të gjitha sfidat. Siria së bashku me të gjitha shtetet sovrane dhe të pavarura besojnë se Irani ka të drejtë të mbrohet kundër komploteve dhe agresioneve, tha ai. Duke ju referuar mesazheve të rëndësishme të transmetuara nga Iranit kundër luftës, kryeministri sirian tha se ky qëndrim paralajmëroi vendet arrogante për t'i dhënë fund egoizmit dhe arrogancës. Kjo qasje gjithashtu ka një mesazh për fqinjët se Irani është një vend i fuqishëm dhe i aftë dhe është në gjendje të qëndrojë kundër agresioneve dhe komploteve, tha Khamis. Përgjigja e Iranit tregoi se martirizimi i gjeneralit Soleimani do të forcojë Rezistencën dhe do t'i bëjë kombet më të bashkuara për të pastruar rajonin nga terroristët dhe në veçanti nga SHBA, tha kryeministri sirian.

 

Tags