Irani do t’i përgjigjet me vendosmëri veprimeve destruktive të 3 vendeve evropiane
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i94023-irani_do_t’i_përgjigjet_me_vendosmëri_veprimeve_destruktive_të_3_vendeve_evropiane
Irani kritikoi nisjen nga Franca, Britania dhe Gjermania e një mekanizmi mosmarrëveshjeje në kuadër të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me Teheranin, si një veprim "pasiv" i rrënjosur në "dobësinë" e tyre, duke paralajmëruar se Republika Islamike do të japë një përgjigje të fortë ndaj çdo lëvizje "jokonstruktive" .
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 15, 2020 05:26 Europe/Tirane
  • Irani do t’i përgjigjet me vendosmëri veprimeve destruktive të 3 vendeve evropiane

Irani kritikoi nisjen nga Franca, Britania dhe Gjermania e një mekanizmi mosmarrëveshjeje në kuadër të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me Teheranin, si një veprim "pasiv" i rrënjosur në "dobësinë" e tyre, duke paralajmëruar se Republika Islamike do të japë një përgjigje të fortë ndaj çdo lëvizje "jokonstruktive" .

"Aksioni i tre vendeve evropiane është një veprim plotësisht pasiv i marrë nga një pozicion i dobët," tha të martën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Abas Mousavi para gazetarëve. Megjithëse Irani i përgjigjet me mirëbesim të pastër çdo veprimi të qëllimshëm në lidhje me marrëveshjen bërthamore, ai gjithashtu do të përgjigjet "me vendosmëri" ndaj çdo akti mosrespektimi ose keqdashës dhe jokonstruktiv që mund të synonte marrëveshjen, shtoi ai. Mousavi i kujtoi trojkës evropiane se Komisioni i përbashkët i marrëveshjes bërthamore kishte ratifikuar një seri zgjidhjesh që synojnë të rregullojnë ekuilibrin, por shtetet evropiane "nuk kanë arritur të ndërmarrin ndonjë veprim të theksuar dhe serioz për të zbatuar detyrimet e tyre." Nëse evropianët, të cilët pretendojnë se kanë qëllime të mira, përpiqen të vazhdojnë t'i nënshtrohen presionit të SHBA ose përpiqen të abuzojnë me mekanizmin e mosmarrëveshjeve në Komisionin e Përbashkët, "ata duhet të përgatiten për pasojat e mundshme, për të cilat janë njoftuar", paralajmëroi Mousavi. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 dhe programi i përbashkët i veprimit është një akord i arritur mes të gjitha palëve. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit 5+1 nisi të zbatohet që prej janarit të vitit 2016 mirëpo qeveria amerikane si një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje e ka shkelur dhe sabotuar disa herë atë. Donald Trump përkundër qëndrimeve të palëve të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, këtë marrëveshje e ka cilësuar një marrëveshje të tmerrshme dhe ka shpallur anulimin e saj, mirëpo bota e ka kundërshtuar këtë veprim të presidentit të Amerikës. Donald Trump më 8 Maj pasi përsëriti pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe rivendosi sanksionet amerikane kundër Iranit. Në këto kushte Irani dhe Evropa për disa jave me radhë organizuan negociata për mënyrën e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore pas daljes së Amerikës nga kjo marrëveshje ndërkombëtare. Në këto bisedime Evropa u zotua për të hartuar një paketë mbështetëse në kuadër të marrëveshjes bërthamore që ka për qëllim përballjen me sanksionet amerikane kundër Iranit.  Donald Trump pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, më 5 nëntor të vitit të kaluar shpalli rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Në anën tjetër Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE u shprehën pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore me anë të krijimit të sistemit INSTEX. Irani në përgjigje të veprimeve të jashtëligjshme të Amerikës dhe mos reagimit konkret të vendeve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje ka pezulluar një pjesë të zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.  Irani më 8 maj 2019, njëkohësisht me përvjetorin e tërheqjes së jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe në reagim ndaj moszbatimit të zotimeve nga pala evropiane, në përputhje me paragrafët 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore mori vendim për uljen e zotimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Në fazën e parë të uljes së zotimeve Irani ka shtuar nivelin e prodhimit të uraniumit të pasuruar ndërsa në fazën e dytë Irani njoftoi ngritjen e gradës së pasurimit të uraniumit, vendim që u mor pas 60 ditësh që Irani i kishte dhënë afat Evropës për zbatimin e zotimeve të saj. Faza e pestë e uljes së zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore nisi të zbatohet prej 5 janarit 2020.