Zarif kritikon evropianët për marrëveshjen bërthamore
(last modified Thu, 16 Jan 2020 07:43:42 GMT )
Janar 16, 2020 08:43 Europe/Tirane
  • Zarif kritikon evropianët për marrëveshjen bërthamore

Ministri I jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka sfiduar evropianët lidhur me pretendimet e lëshuara prej tyre.

Muhamed Xhavad Zarif, me anë të disa mesazheve në Twitter ka kritikuar mosveprimin e evropianëve në zbatimin e zotimeve të tij dhe ka sfiduar ata lidhur me pretendimet e lëshuara duke thënë: tre vendet evropiane kujtojnë se jetojnë në shekullin e 19-të, në kohën kur ata u diktonin vendeve të tjera atë që donin, gënjenin dhe largoheshin nga zotimet e tyre. Zarif duke përgënjeshtruar vendet evropiane që pretendojnë se kanë zbatuar zotimet e tyre deklaroi: Çuarja në 0 e nivelit të eksportit të naftës së Iranit, sanksionimi i bankave iraniane, ndërprerja e SwIFT-it, largimi i kompanive evropiane nga Irani, pamundësia në shitjen e produkteve që nuk janë të sanksionuara si medikamentet dhe ushqimet, janë disa nga shembujt e mosrespektimit të marrëveshjes bërthamore nga evropianët. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një mesazh tjetër të tij ka thënë: Nxjerrja e deklaratave boshe është shkelje e ligjeve të tyre dhe dorëzim përballë sanksioneve të jashtme të Amerikës, mospërfillja e 3 deklaratave të Iranit për aktivizimin e mekanizmit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në marrëveshjen bërthamore dhe krijimi i INSTEX pa kryer qoftë edhe një transaksion, janë shembuj të tjerë që tregojnë moszbatimin e zotimeve të Evropës në marrëveshjen bërthamore. Muhamed Xhavad Zarif në një tjetër mesazh të tij duke iu drejtuar evropianëve shkroi: Irani ka aktivizuar mekanizmin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Është Evropa ajo që nuk ka zbatuar zotimet e saj dhe jo Irani, rikuperoni pasojat e daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe zbatoni zotimet dhe detyrimet tuaja.

Tags