Ministri i jashtëm i Iranit takohet me biznesmenët e Indisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i94084-ministri_i_jashtëm_i_iranit_takohet_me_biznesmenët_e_indisë
Ministri i punëve të jashtëm të Iranit ditën e premte ka zhvilluar një takim me biznesmenët e Indisë në qytetin Bombei.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 17, 2020 08:22 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm i Iranit takohet me biznesmenët e Indisë

Ministri i punëve të jashtëm të Iranit ditën e premte ka zhvilluar një takim me biznesmenët e Indisë në qytetin Bombei.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në këtë takim në të cilin ishin të pranishëm edhe kryetari i Unionit të Ekspertuesve të Mallrave të Indisë dhe ministri i industrisë së shtetit Maharashtra të Indisë, pasi mbajti një fjalim me këtë rast, i është përgjigjur pyetjeve të tregtarëve dhe biznesmenëve të Indisë në lidhje me bashkëpunimet tregtare të të dy vendeve.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit të martën ka shkuar në Indi për të marrë pjesë në forumin e pestë vjetor të dialogut “RAISINA” në Nju Delhi të Indisë.

Zarif të mërkurën përveç fjalimit në këtë forum vjetor të dialogut “RAISINA”, ka zhvilluar edhe takime të veçanta me disa pjesëmarrës në këtë forum.