Erakçi:Trojka evropiane nuk mund të aktivizojë mekanizmin e mosmarrëveshjeve
Irani ka denoncuar vendimin e vendeve evropiane për të aktivizuar mekanizmin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të parashikuar në marrëveshjen bërthamore, duke e quajtur këtë nismë "pasive".
Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Abas Erakçi tha se tre nënshkruesit evropianë në marrëveshjen bërthamore të Iranit, logjikisht nuk mund të aktivizojnë mekanizmin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, sepse Irani tashmë e ka bërë këtë. "Tani jemi angazhuar në diskutime të ndërlikuara juridike dhe Rusia dhe Kina janë të të njëjtit mendim. Ishte Irani që së pari iu drejtua nenit 36 të marrëveshjes bërthamore dhe përfundoi zbatimin e tij. Prandaj, logjikisht, ligjërisht dhe madje edhe politikisht, vendet evropiane nuk mund të përfitojnë nga ky artikull, sepse ne tashmë e kemi bërë atë dhe kemi zbatuar plotësisht mekanizmin e tij", tha Erakçi. Ministri i Jashtëm iranian, Muhamed Xhavad Zarif e ka cilësuar si një "gabim strategjik" vendimin e Bashkimit Evropian për të aktivizuar mekanizmin e mosmarrëveshjeve, duke i akuzuar ata për mosrespektimin e angazhimeve të tyre nën marrëveshjen bërthamore.