Komandanti i rojeve: Siguria në kufirin mes Iranit dhe Azerbajxhanit është vendosur
Komandanti i forcave të rojeve kufitare të forcave të rendit të Iranit njoftoi se me forcimin e sigurisë në kufijtë mes Iranit dhe Azerbajxhanit, janë krijuar kushtet për rritjen e investimeve bilaterale.
Kasem Rezai, ditën e dielë u takua Alcin Galiev komandanti i rojeve të kufirit të Azerbajxhanit. Ai në këtë takim tha: Në ditë rreth 8 mijë persona kalojnë në formë të ligjshme kufirin mes dy vendeve. Major Rezai pasi vuri në dukje organizimin e takimeve të ardhshme të rojeve kufitare të Iranit dhe Azerbajxhanit në Teheran tha se shumë shpejt do të mbahet një takim trepalësh mes Iranit, Azerbajxhanit dhe Turqisë. Nga ana e tij Galiev pasi vlerësoi bashkëpunimin ndërkufitar të Iranit me Azerbajxhanin, kërkoi vazhdimin e kësaj rrjedhe për garantimin e sigurisë në kufijtë e përbashkët.