Evropa nuk ka fuqi të përballet me Donald Trump
(last modified Sun, 26 Jan 2020 07:59:39 GMT )
Janar 26, 2020 08:59 Europe/Tirane
  • Evropa nuk ka fuqi të përballet me Donald Trump

Ministri i Jashtëm iranian, Muhamed Javad Zarif i tha të përjavshmes gjermane Der Spiegel se Evropianët nuk mund të ngrihen përpara Presidentit të SHBA Donald Trump dhe shtoi: "Bindja e padiskutueshme e Evropianëve ndaj Amerikës është një katastrofë."

Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se nënshtrimi absolut i evropianëve para Amerikës, është katastrofal dhe siç duket evropianët nuk kanë kapacitetin e duhur për të qëndruar e rezistuar përball Donald Trump. Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në një intervistë me revistën gjermane "Spiegel", vuri në dukje veprimi e Trojkës Evropiane për aktivizimin e mundshëm të mekanizmit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në marrëveshjen bërthamore, shtoi: "Evropianët nuk posedojnë arsyet ligjore për ta përdorur një mekanizëm të tillë. Rusia dhe Kina në lidhje me këtë çështjeje, kanë qëndrime të njëjta me Iranin. Prandaj evropianët duhet të përgatiten për një "betejë" të madhe". Ministri i punëve të jashtme të Iranit gjithashtu në përgjigje ndaj një pyetje në lidhje me kërcënimin e Iranit për të dalë nga traktati NPT, tha: "Dalja e Iranit nga traktati NPT nuk do të thotë prodhimi i bombës bërthamore, sepse Republika Islamike në bazë të parimeve morale dhe fetare, kurrë nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë në kërkim të armëve bërthamore". Zarif në lidhje me atentatin terrorist të ushtrisë amerikane ndaj gjeneral Kasem Sulejmani, komandantit të forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit, tha: "Amerika, Evropa dhe e gjithë Bashkësia Ndërkombëtare i janë borxhli gjeneral Kasem Sulejmanit për shkatërrimin e grupit terrorist ISIS". Gjeneral Kasem Sulejmani komandant I forcave Kods të gardës revolucionare dhe Abu Mehdi Muhandes zv/kreu I forcave të mobilizimit popullor Hashd Shaabi në Irak së bashku me 8 shoqëruesit e tyre, janë martirizuar më 3 janar të këtij viti pas një sulmi terrorist ajror të forcave amerikane në afërsi të aeroportit të Bagdadit. Gjeneral Kasem Sulejmani i ishte figura kryesore e luftës kundër grupeve terroriste dhe takfiriste si ISIS në rajonin e Azisë perëndimore. Donald Trump president i Amerikës më 8 Maj 2018 tërhoqi në formë të njëanshme Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore që është një marrëveshje ndërkombëtare dhe vendosi rikthimin e sanksioneve bërthamore kundër Iranit. Ky veprim i Donald Trump është dënuar si nga faktori vendas ashtu edhe ai ndërkombëtar. Në anën tjetër Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE u shprehën pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore me anë të krijimit të sistemit INSTEX. Irani në përgjigje të veprimeve të jashtëligjshme të Amerikës dhe mos reagimit konkret të vendeve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje ka pezulluar një pjesë të zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.  Irani më 8 maj 2019, njëkohësisht me përvjetorin e tërheqjes së jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe në reagim ndaj moszbatimit të zotimeve nga pala evropiane, në përputhje me paragrafët 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore mori vendim për uljen e zotimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Në fazën e parë të uljes së zotimeve Irani ka shtuar nivelin e prodhimit të uraniumit të pasuruar ndërsa në fazën e dytë Irani njoftoi ngritjen e gradës së pasurimit të uraniumit, vendim që u mor pas 60 ditësh që Irani i kishte dhënë afat Evropës për zbatimin e zotimeve të saj.

 


 

Tags