Ruhani: Akordi I Shekullit, plani më i urryer I shekullit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i94400-ruhani_akordi_i_shekullit_plani_më_i_urryer_i_shekullit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit planin amerikan të ashtuquajtur “ Akordi i Shekullit” e ka cilësuar planin më të urryer të shekullit në botë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 30, 2020 08:14 Europe/Tirane
  • Ruhani: Akordi I Shekullit, plani më i urryer I shekullit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit planin amerikan të ashtuquajtur “ Akordi i Shekullit” e ka cilësuar planin më të urryer të shekullit në botë.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, Hasan Ruhani duke reaguar ndaj komplotit të quajtur Akordi i Shekullit, në një mesazh të tij në Twitter të shkruar në gjuhën angleze deklaroi ky veprim i marrë mjafton. Ky është plani më i urryer i shekullit. Muahmed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu ditën e mërkurë duke reaguar ndaj planit sionisto-amerikan Akordi i Shekullit atë e quajti një autostradë në drejtim të ferrit. Donald Trump president I amerikan ditën e martë së bashku me Beniamin Netanjahu kryeministër I regjimit sionisto nga shtëpia e bardhë prezantoi planin Akordi I Shekullit. Planbi në fjalë është një plan I ri I propozuar nga qeveria amerikane që ka për qëllim eliminimin e të drejtave të palestinezëve. Plani Akordi I Shekullit është hartuar në bashkëpunim dhe me dakordimin e disa vendeve arabe mes tyre Arabia Saudite. Ky plan Kodsin e shenjtë ia jep regjimit sionist dhe ndalon forcat e rezistencës dhe të shpërngulurit palestinezë nga e drejta e tyre e kthimit në vendin e tyre. Sipas këtij plani Palestina do të jetë sovrane vetëm mbi territoret e mbetura në BPLJ dhe në rripin e gazës. Të gjitha grupet dhe partitë politike në palestinezë janë shprehur haptazi kundër këtij plani. Shumë personalitete, vende dhe funksionarë politikë dhe fetarë nga e gjitha bota dhe sidomos nga popujt myslimanë, e kanë dënuar këtë plan.