Gjeneral Kaeni zhvillon bisedë telefonike me autoritetet e Hamasit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i94467-gjeneral_kaeni_zhvillon_bisedë_telefonike_me_autoritetet_e_hamasit
Komandanti i forcave Kods të gardës revolucionare ditën e shtunë zhvilloi një bisedë telefonike me Ziad Nakhale sekretari i përgjithshëm i lëvizjes Xhihadi Islamik ku theksoi se Republika Islamike e Iranit është e gatshme të japë mbështetjen e saj për tu përballur me komplotet e armiqve dhe gjithashtu me planin amerikan Akordi i Shekullit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 02, 2020 08:37 Europe/Tirane
  • Gjeneral Kaeni zhvillon bisedë telefonike me autoritetet e Hamasit

Komandanti i forcave Kods të gardës revolucionare ditën e shtunë zhvilloi një bisedë telefonike me Ziad Nakhale sekretari i përgjithshëm i lëvizjes Xhihadi Islamik ku theksoi se Republika Islamike e Iranit është e gatshme të japë mbështetjen e saj për tu përballur me komplotet e armiqve dhe gjithashtu me planin amerikan Akordi i Shekullit.

Gjeneral Ismail Kaeni pasi theksoi se qëllimi i ekzekutimit të gjeneral Kasem Sulejmanit nga ana e Amerikës, ishte krijimi i kushteve për shpalljen e planit të ashtuquajtur Akordi i Shekullit, shtoi: Pas martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmanit, qëndrimi i Iranit në mbështetje të forcave të rezistencës palestineze është forcuar edhe më shumë. Sekretari i Xhihadit Islamik të Palestinës pasi falënderoi qëndrimin e Iranit në mbështetje të çështjes palestineze tha: Populli dhe grupet e rezistencës në Palestinë do të eliminojnë planin amerikan Akordi i Shekullit dhe të gjitha planet e tjera që synojnë të zhdukin të drejtat historike të palestinezëve. Gjeneral Kaeni gjithashtu në një bisedë telefonike me Ismail Hanieh shefi i zyrës politike të Hamasit pasi shprehu kundërshtimin e Iranit me planin e ashtuquajtur Akordi i Shekullit theksoi vazhdimin e mbështetjes së Teheranit për popullit dhe rezistencën e Palestinës, që është vazhdim i rrugës së gjeneral martir Kasem Sulejmani. Nga ana e tij Hanieh ka përshëndetur dhe falënderuar Iranin për mbështetjen e popullit palestinez dhe kundërshtimin e planit sionisto-amerikan Akordi i Shekullit. Donald Trump president i amerikan ditën e martë së bashku me Beniamin Netanyahu kryeministër i regjimit sionist nga Shtëpia e Bardhë prezantoi planin Akordi i Shekullit. Plani në fjalë është një plan i ri i propozuar nga qeveria amerikane që ka për qëllim eliminimin e të drejtave të palestinezëve. Plani Akordi i Shekullit është hartuar në bashkëpunim dhe me akordimin e disa vendeve arabe mes tyre Arabia Saudite. Ky plan Kodsin e shenjtë ia jep regjimit sionist dhe ndalon forcat e rezistencës dhe të shpërngulurit palestinezë nga e drejta e tyre e kthimit në vendin e tyre.