Ekipi iranian në karate fiton kampionatin e Euro-Azisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i94475-ekipi_iranian_në_karate_fiton_kampionatin_e_euro_azisë
Ekipi i kombëtares iraniane në karate fitoi titullin kampion në garat e kampionatit të karatesë në Euro-Azi në stilin Enshin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 02, 2020 12:10 Europe/Tirane
  • Ekipi iranian në karate fiton kampionatin e Euro-Azisë

Ekipi i kombëtares iraniane në karate fitoi titullin kampion në garat e kampionatit të karatesë në Euro-Azi në stilin Enshin.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se kampionati i karatesë së Euro-Azisë në stilin Enshin ka filluar ditën e premte në provincën Alborz në perëndim të Teheranit me pjesëmarrjen e 450 karateistëve femra dhe meshkuj në dy sektor Kata dhe Komite dhe ka vazhduar deri të shtunën në mbrëmje.

Enshin është një prej stileve të karatesë dhe ky stil është i pakontrollueshëm dhe në këtë stil praktikohen teknikat e Xhudos dhe zhvendosjes Sumo. Shpejtësia e lartë e veprimit në këtë stil bëhet shkak për rritjen e shpejtësisë së karateistit në zhvendosjen e trupit.

Pjesëmarrësit nga Irani, Afganistani, Republika e Azerbajxhanit, Bangladeshi dhe Iraku kanë garuar në dy grupet e femrave dhe të meshkujve. Në fund të këtij kampionati, në grupin e meshkujve ekipi i Iranit me 185 pikë, ekipi i Irakut me 35 pikë dhe ekipi i Republikës së Azerbajxhanit me 15 pikë, fituan vendin e parë të tretin sipas radhës.

Në grupin e femrave, gjithashtu ekipi i Iranit me 125 pikë fitoi vendin e parë ndërsa Republika e Azerbajxhanit me 45 pikë fitoi vendin e dytë dhe ekipi i Irakut me 15 pikë fitoi vendin e tretë.