Bisedë telefonike e Zarif me Mahmud Abas
(last modified Wed, 05 Feb 2020 08:03:18 GMT )
Shkurt 05, 2020 09:03 Europe/Tirane
  • Bisedë telefonike e Zarif me Mahmud Abas

Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një bisedë telefonike me Mahmud Abas, kryetar i AAP, shprehu mbështetjen e Iranit të drejtat e palestinezëve në përcaktimin e fatit të tyre dhe krijimin e qeverisë me kryeqytet Kodsin e shenjtë.

Zarif në këtë bisedë telefonike ka dënuar planin amerikan Akordi i Shekullit dhe ka thënë se Irani po përpiqet që me anë të diplomacisë të pengojë zbatimin e të tilla komploteve kundër popullit palestinez. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu shprehu mbështetjen e Teheranit ndaj përpjekjeve për arritjen e pajtimit kombëtar mes palestinezëve. Kreu i AAP në këtë bisedë telefonike vlerësoi dhe falënderoi iranian për qëndrimin e mbajtur në mbështetje të qëndrimit të Palestinës kundër planit Akordi i Shekullit. Autoritet e Iranit deri më sot shumë herë kanë deklaruar se Irani qëndron pranë kombit palestinez dhe rezistencës heroike në gaza. Donald Trump president i amerikan ditën e martë së bashku me Beniamin Netanyahu kryeministër i regjimit sionist nga Shtëpia e Bardhë prezantoi planin Akordi i Shekullit. Plani në fjalë është një plan i ri i propozuar nga qeveria amerikane që ka për qëllim eliminimin e të drejtave të palestinezëve. Plani Akordi i Shekullit është hartuar në bashkëpunim dhe me akordimin e disa vendeve arabe mes tyre Arabia Saudite. Ky plan Kodsin e shenjtë ia jep regjimit sionist dhe ndalon forcat e rezistencës dhe të shpërngulurit palestinezë nga e drejta e tyre e kthimit në vendin e tyre. Sipas këtij plani Palestina do të jetë sovrane vetëm mbi territoret e mbetura në BPLJ dhe në rripin e Gazës. Të gjitha grupet dhe partitë politike në Palestinë janë shprehur haptazi kundër këtij plani.

 


 

Tags