Irani tejkalon Francën dhe Italinë në prodhimin e çelikut dhe bakrit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i94583-irani_tejkalon_francën_dhe_italinë_në_prodhimin_e_çelikut_dhe_bakrit
Ministri iranian i Industrisë, Minierave dhe Tregtisë, Reza Rahmani njoftoi të enjten se Irani renditet në vendin e dhjetë në botë përsa i përket prodhimit të bakrit dhe çelikut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 06, 2020 16:45 Europe/Tirane
  • Irani tejkalon Francën dhe Italinë në prodhimin e çelikut dhe bakrit

Ministri iranian i Industrisë, Minierave dhe Tregtisë, Reza Rahmani njoftoi të enjten se Irani renditet në vendin e dhjetë në botë përsa i përket prodhimit të bakrit dhe çelikut.

Në prodhimin e këtyre dy produkteve, Irani mund të vendosë një rekord pasi tejkaloi Francën dhe Italinë, tha Rahmani duke shtuar se një sukses i tillë është arritur ndërsa armiqtë kanë vendosur sanksione të padrejta kundër Iranit dhe synonin të mbyllnin procesin e prodhimit në Iran një vit më parë. Sanksionet çuan në krijimin e mundësive, shtoi ai. Megjithë kufizimet dhe sanksionet e arrogancës botërore kundër Iranit, RII ka mundur të vendosë një rekord në prodhimin e disa produkteve industriale në dhjetë muajt e fundit të vitit kalendarik iranian, që ka filluar në 21 Mars 2019.