Trump premtoi të heqë sanksionet nëse Irani nuk hakmerrej për Soleimanin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i94587-trump_premtoi_të_heqë_sanksionet_nëse_irani_nuk_hakmerrej_për_soleimanin
Këshilltari për çështje ndërkombëtare i kryetarit të Parlamentit të Iranit, Husein Amir Abdullahian në një intervistë ekskluzive me kanalin satelitor iranian Al-Alam në lidhje me reagimin e Iranit ndaj vrasjes së Gjeneral Kasem Soleimanit, theksoi:
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 06, 2020 16:54 Europe/Tirane
  • Trump premtoi të heqë sanksionet nëse Irani nuk hakmerrej për Soleimanin

Këshilltari për çështje ndërkombëtare i kryetarit të Parlamentit të Iranit, Husein Amir Abdullahian në një intervistë ekskluzive me kanalin satelitor iranian Al-Alam në lidhje me reagimin e Iranit ndaj vrasjes së Gjeneral Kasem Soleimanit, theksoi:

 "Amerikanët, përmes ndërmjetësve, na kanë thënë se ne mund të biem dakord paraprakisht për rajonet dhe interesat amerikane që Irani mund të sulmojë. Por ne refuzuam dhe u përgjigjën se jemi ne ata që përcaktojmë objektivat dhe nivelin e përgjigjes ". Abdullahian shtoi: "Ndërmjetësit, pas vrasjes së Soleimanit, na kanë dërguar mesazhe të qarta nga administrata amerikane se nëse Irani nuk hakmerrej ndaj vrasjes së Soleimanit, Presidenti Trump është i gatshëm të heqë të gjitha sanksionet kundër Iranit, por ne refuzuam". "Amerikanët nuk e imagjinuan që ne do të sulmonim bazën Ain Al-Asad, sepse ajo ishte e fortifikuar dhe e pajisur me sisteme kontrolli. Ata menduan se do të ishin në gjendje të kapnin ose devijonin raketat tona, por sidoqoftë ata ishin të befasuar nga reagimi iranian dhe ata nuk mundën të rrëzonin, madje as të devijonin ndonjë nga raketat tona ", tha këshilltari i kryetarit të Parlamentit të Iranit. Në lidhje me tërheqjen e forcave amerikane nga rajoni i Azisë Perëndimore, Abdullahian tha: "Ne nuk do të bëjmë presion ndaj miqve tanë në Irak, sepse ata kanë vuajtur nga okupimi dhe ishin amerikanët ata që kontribuan në përhapjen e korrupsionit në këtë vend. Janë irakianët ata që duhet të përcaktojnë metodat për largimin e forcave amerikane nga vendi i tyre. "