Zarif: Diplomacia zgjidhja e vetme e mundshme e krizës në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i94621-zarif_diplomacia_zgjidhja_e_vetme_e_mundshme_e_krizës_në_siri
Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif tha se zgjidhja politike është mënyra e vetme për të zgjidhur krizën siriane, duke shprehur gatishmërinë e Teheranit për bashkëpunim me Damaskun drejt këtij qëllimi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 08, 2020 15:48 Europe/Tirane
  • Zarif: Diplomacia zgjidhja e vetme e mundshme e krizës në Siri

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif tha se zgjidhja politike është mënyra e vetme për të zgjidhur krizën siriane, duke shprehur gatishmërinë e Teheranit për bashkëpunim me Damaskun drejt këtij qëllimi.

Në një takim me të dërguarin special të Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Geir Pedersen, të shtunën në Teheran, Zarif shprehu gatishmërinë e plotë të Republikës Islamike për çdo bashkëpunim që synon zgjidhjen e krizës siriane në përputhje me respektimin e sovranitetit, pavarësisë, unitetit dhe integritetit territorial të këtij vendi. I dërguari i OKB, nga ana e tij, e njoftoi diplomatin e lartë iranian për qëndrimin e tij në lidhje me procesin politik në Siri dhe mbi çështje me interes të përbashkët. Takimi vjen ndërsa forcat e qeverisë siriane po përparojnë kundër militantëve takfiristë të mbështetur nga fuqi të huaja në provincën veriperëndimore të Idlibit, duke shtrënguar rrethimin e ekstremistëve në fortesën e tyre të fundit të madhe. Ndërkohë, Ali Asghar Khaxhi, ndihmësi i lartë i ministrit të jashtëm iranian, tha se Irani është i gatshëm të ndihmojë Turqinë dhe Sirinë për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre në një përpjekje për të mbrojtur jetën e civilëve. "Republika Islamike e Iranit thekson nevojën për të mbrojtur jetën e civilëve dhe për të parandaluar që ata të përdoren si mburoja njerëzore, dhe është e gatshme të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve midis Turqisë dhe Sirisë," i tha Khaxhi të dërguarit të OKB për Sirinë në një takim në Teheran.