Raketat iraniane shkatërruan perandorinë e vetëshpallur të Shteteve të Bashkuara
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i94675-raketat_iraniane_shkatërruan_perandorinë_e_vetëshpallur_të_shteteve_të_bashkuara
Zëdhënësi i Korpusit të Rojeve të Revolucionit Islamik deklaroi se sulmi i raketave iraniane ndaj një baze ushtarake irakiane që strehon forcat e SHBA pas vrasjes së gjeneralit të lartë të Iranit nga forcat terroriste amerikane, shkatërroi perandorinë e vetëshpallur të Shteteve të Bashkuara.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 10, 2020 16:22 Europe/Tirane
  • Raketat iraniane shkatërruan perandorinë e vetëshpallur të Shteteve të Bashkuara

Zëdhënësi i Korpusit të Rojeve të Revolucionit Islamik deklaroi se sulmi i raketave iraniane ndaj një baze ushtarake irakiane që strehon forcat e SHBA pas vrasjes së gjeneralit të lartë të Iranit nga forcat terroriste amerikane, shkatërroi perandorinë e vetëshpallur të Shteteve të Bashkuara.

Gjeneral brigade Ramazan Sharif i bëri deklaratat në një ceremoni të mbajtur në qytetin qendror iranian Damghan për të shënuar ditën e 40-të pas martirizimit të gjeneral-lejtnant Kasem Soleimani me urdhrin e drejtpërdrejtë të presidentit amerikan Donald Trump. "Pika e rëndësishme në lidhje me sulmin me raketa ndaj bazës Ain al-Asad ishte shkatërrimi i madhështisë dhe prestigjit të rremë të amerikanëve, sepse ky sulm i poshtëroi ata në sytë e forcave ushtarake të botës. Për 70 vjet, askush nuk kishte guxuar të sulmojë bazat amerikane, por kjo shuplakë nga Garda Revolucionare rrëzoi perandorinë e vetëshpallur politike, ekonomike dhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara ... ", tha zëdhënësi ushtarak iranian. Duke folur mbi raportet kontradiktore të SHBA-së për viktimat e këtij sulmi, Gjeneral brigade Sharif tha: "Shuplaka e parë ishte me rëndësi të madhe, sigurisht që ata (zyrtarët amerikanë), gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale në SHBA do të flasin për viktimat njerëzore dhe pajisjet e dëmtuara në këtë sulm. Trembëdhjetë raketa të rënda goditën pika të ndryshme në bazën amerikane. Sigurisht, në asnjë mënyrë prioriteti ynë nuk ishte për të vrarë ushtarët amerikanë, por ajo që është e sigurt është që shifra e viktimave është më e lartë se ajo që ata kanë njoftuar deri më tani. ” Zëdhënësi i Korpusit të Rojeve të Revolucionit Islamik theksoi: "Me martirizimin e Gjeneral Soleimanit, armiqtë menduan se ata do të ishin fitimtarë, ndërsa ata duhet ta dinë se kanë filluar një lojë të madhe kumari dhe se humbësi përfundimtar i saj do të jenë padyshim amerikanët."