Zarif i drejtohet Trumpit: Është koha të braktisësh iluzionet
(last modified Tue, 11 Feb 2020 19:36:47 GMT )
Shkurt 11, 2020 20:36 Europe/Tirane
  • Zarif i drejtohet Trumpit: Është koha të braktisësh iluzionet

Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhamed Xhavad Zarif ka përshëndetur pjesëmarrjen masive të popullit iranian në manifestimet për të shënuar përvjetorin e 41-të të fitores së Revolucionit Islamik, duke i kërkuar presidentit amerikan Donald Trump që të braktisë iluzionet e tij kundër Republikës Islamike.

"Iranianët dolën në numër të madh për të festuar 41 vjetorin e revolucionit të tyre dhe për të nderuar heronjtë e tyre të rënë," shkroi të martën Zarif në një postim në llogarinë e tij në Twitter. Diplomati i lartë iranian iu drejtua presidentit amerikan dhe shteteve vasale të Amerikës, duke thënë: "Ka ardhur koha për të braktisur iluzionet tuaja". Ai theksoi se të gjithë 82 milionë iranianët, përkundër të gjitha sfidave dhe dallimeve, janë të bashkuar kur bëhet fjalë për mbrojtjen e vendit.

 

Tags