Populli iranian ka lidhje të thellë me Revolucionin Islamik
Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Bosnjë dhe Hercegovinë deklaroi se populli i Iranit kërcënimet dhe sanksionet e paligjshme të Amerikës i ka shndërruar në raste për zhvillim dhe në raste për të mbështetur Revolucionin Islamik të Iranit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Mahmud Hejdari, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Sarajevë, ka marrë pjesë në programin “Bota e Politikës” në televizionin shtetëror të Bosnjës dhe Hercegovinëc dhe ka deklaruar se populli iranian ka lidhje të thellë dhe të pakëputur me Revolucionin Islamik dhe shtoi: “Pavarësisht të gjitha kërcënimeve dhe sanksioneve të paligjshme të Amerikës, populli i Iranit duke u mbështetu në civilizimin historik, besimin islam dhe vlerat revolucionare, i ka shndërruar në raste për zhvillim dhe progres”.
Hejdari vuri në dukje pjesëmarrjen e popullit iranian në funeralin e gjeneral martir Kasem Solejmani, komandantit të forcave Kods të Revolucionit Islamik të Iranit dhe ka thënë: “Roli i gjeneral Kasem Solejmani në luftën kundër terrorizmit ka qenë aq i madh sa që edhe popujt e tjerë të rajonit kanë shoqëruar popullin iranian në shprehjen e respektit dhe nderit ndaj këtij simboli të luftës kundër ISIS. Aktualisht kërkesa për largimin e forcave ushtarake agresore nga rajoni i Azisë Perëndimore është shndërruar në një kërkesë të përgjithshme në këtë rajon”.