Ministri i punëve të jashtme të Iranit takohet me kryeministrin e Kanadasë
Shkurt 14, 2020 14:46 Europe/Tirane
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit ditën e premte gjatë punimeve të konferencës për siguri në Munih është takuar me kryeministrin e Kanadasë.
Në këtë takim, Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme dhe Justin Trodo, kryeministri i Kanadasë, kanë biseduar në lidhje me marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet me interes të dy vendeve.
Zarif gjithashtu para fillimit të konferencës për siguri në Munih është takuar edhe me Francua Philip Shampani, ministrin e jashtëm të Kanadasë.