Gjeneral Haxhizade: Vendet islame me unitet duhet t’i dëbojnë amerikanët nga rajoni
Komandanti i forcave ajrore-hapësinore të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se të gjitha vendet islame dhe Boshti i Rezistencës duhet të kenë uniteti për t’i dëbuar forcat amerikane nga rajoni.
Gjeneral Amir Ali Haxhizade, komandanti i forcave ajrore-hapësinore të Gardës Revolucionare të Iranit në një intervistë me kanalin televiziv Al Masira të Jemenit, theksoi: “Sot Boshti i Rezistencës nuk është vetëm Irani, por fusha e Boshtit të Rezistencës shtrihet nga Deti i Kuq deri në Detin Mesdhe dhe nga lëvizja Ansarullah e Jemenit deri te Hezbullahu i Libanit”.
Gjeneral Haxhizade në këtë intervistë foli edhe për humbjet e ushtrisë amerikane në bazën Ajnul-Asad të Irakut dhe tha: “Mospranimi i vrasjeve të ushtarëve amerikanë në Ajnul-Asad nga ana e qeverisë së Amerikës, tregon poshtërimin e autoriteteve amerikane”.
Komandanti i forcave ajrore-hapësinore të Gardës Revolucionare të Iranit vuri në dukje pohimin e amerikanëve për dëmtimet në tru të disa ushtarëve të Amerikës si pasojë e sulmeve raketore të Gardës Revolucionare të Iranit në bazën Ajnul-Asad, tha: “Uashingtoni në të ardhmen do të pohojë vrasjen e ushtarëve për të cilët tani pretendon se kanë pësuar goditje në tru”.