Dehkani: Evropa të hedhë hapa për uljen e ndikimit të sanksioneve amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i94899-dehkani_evropa_të_hedhë_hapa_për_uljen_e_ndikimit_të_sanksioneve_amerikane
Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Bruksel nga Evropa kërkoi të marrë masa për të ulur ndikimin e sanksioneve të jashtëligjshëm të Amerikës kundër Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 19, 2020 05:48 Europe/Tirane
  • Dehkani: Evropa të hedhë hapa për uljen e ndikimit të sanksioneve amerikane

Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Bruksel nga Evropa kërkoi të marrë masa për të ulur ndikimin e sanksioneve të jashtëligjshëm të Amerikës kundër Iranit.

Golam’husein Dehkani, ambasador i ri i Republikës Islamike të Iranit në Bruksel ditën e martë u takua me Frans Shuna drejtori i përgjithshëm i pritjeve diplomatike në ministrinë e jashtme të Belgjikës. Në këtë takim Dehkani theksoi domosdoshmërinë e ruajtjes së pavarësisë së Evropës dhe shpresoi se Belgjika dhe vendet e tjera evropiane do të marrin masa për uljen e ndikimit të sanksioneve të jashtëligjshme të Amerikës kundër Iranit. Ambasadori iranian ë Bruksel tha se Belgjika si anëtare jo e përhershme e KS të OKB ka dhënë ndihmë në nxjerrjen e rezolutës 2231 dhe ka ndërmarrë qëndrime pozitive sidomos pas tërheqjes së njëanshme të Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore dhe vendosjes së sanksioneve të jashtëligjshme kundër Iranit. Donald Trump president i Amerikës më 8 Maj 2018 tërhoqi në formë të njëanshme Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore që është një marrëveshje ndërkombëtare dhe vendosi rikthimin e sanksioneve bërthamore kundër Iranit. Ky veprim i Donald Trump është dënuar si nga faktori vendas ashtu edhe ai ndërkombëtar.  Irani në përgjigje të veprimeve të jashtëligjshme të Amerikës dhe mos reagimit konkret të vendeve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje ka pezulluar një pjesë të zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.