Irani dhe Italia në drejtim të zgjerimit të bashkëpunimeve ekonomike
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i94900-irani_dhe_italia_në_drejtim_të_zgjerimit_të_bashkëpunimeve_ekonomike
Ministri iranian i teknologjisë dhe informacionit ka thënë se Italia në krahasim me vendet e tjera evropiane ka mbajtur qëndrime më të përshtatshme në përballje me presionet e jashtëligjshme të Amerikës kundrejt Iranit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 19, 2020 09:18 Europe/Tirane
  • Irani dhe Italia në drejtim të zgjerimit të bashkëpunimeve ekonomike

Ministri iranian i teknologjisë dhe informacionit ka thënë se Italia në krahasim me vendet e tjera evropiane ka mbajtur qëndrime më të përshtatshme në përballje me presionet e jashtëligjshme të Amerikës kundrejt Iranit.

Muhamed Xhavad Azar Xhoharmi, ministër i informacionit dhe teknologjisë ditën e martë u takua me Giuseppe Perone ambasador i Italisë në Teheran ku deklaroi se duhen krijuar kushtet për zgjerimin e bashkëpunimeve ekonomike sidomos në sektorin privat. Ambasadori i Italisë në Teheran pasi vuri në dukje se Italia është e interesuar për të zgjeruar marrëdhëniet me Iranin shtoi se Roma mirëpret propozimin e Teheranit për zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve të sektorit privat dhe shkëmbimin e eksperiencave dhe punës mes dijetarëve të Iranit dhe Italisë.